Home / Lajme / Maqedoni / Zeqiri: Në Gostivar bashkë me viktimat është vrarë edhe bashkëjetesa

Zeqiri: Në Gostivar bashkë me viktimat është vrarë edhe bashkëjetesa

29 shkurt-RDK reagon ashpër ndaj deklaratave skajshmërisht tendencioze të zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski i cili jashtë gjitha normave morale dhe etike, në deklaratë zyrtare arsyetoi ekzekutorin duke e shfrytëzuar fjalën ‘vetëmbrojtje’.

Dje në Gostivar, bashkë me dy të rinjtë Shehabi dhe Memeti, është vra edhe bashkëjetesa. Kështu komentojnë tragjedinë e djeshme, Rilindja Demokratike Kombëtare, parti kjo e cila kërkon nga organet e rendit që të zbardhin rastin dhe autori i vepres të vihet para organeve të drejtësisë për dënimin e merituar.

“Deri dje provokoheshin marrëdhëniet ndëretnike në RM ndërsa dje u vra bashkëjetesa në Maqedoni. Dëshiroj të shpreh indinjatë të thellë për mënyrën se si rasti trajtohet dhe komentohet nga ana e përfaqësuesve zyrtar të pushtetit qendror në MPB në RM dhe mjetet e informimit të kontrolluara nga shteti. RDK reagon ashpër ndaj deklaratave skajshmërisht tendencioze të zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski i cili jashtë gjitha normave morale dhe etike, në deklaratë zyrtare arsyetoi ekzekutorin duke e shfrytëzuar fjalën ‘vetëmbrojtje’. I bëjmë thirrje BDI-së që në mënyrë urgjente të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i tij dhe të kërkoj përgjegjësi nga struktura komanduese e MPB-së”, deklaroi Izet zeqiri, RDK.
Për ngjarjen e djeshme reagoi edhe ambasadori amerikan Uollers, duke kërkuar që të respektohet ligji dhe rasti të zbardhet deri në fund.
“Nuk e di…kjo u ndodh njerëzve që janë të përfshirë në dy grupe të ndryshme etnike, besojë se sundimi i ligjit duhet të dominojë… dhe të vijojë me një proces normal hetimor… mendoj se të gjithë duhet të presin që kjo të ndërmerret me qetësi dhe të pritet që procesi ligjor të kryhet, sepse kështu funksionon sundimi i ligjit dhe demokracia dhe ndaj nevojitet që t’i ndjekim këto rregulla”, tha Poll Uolers, ambasador i SHBA-ve në Shkup.
Ndërkohë VMRO DPMNE, BDI dhe partitë politike opozitare maqedonase janë përmbajtur nga çfarëdo komenti rreth rastit në fjalë, duke mos dashur politizimin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *