Home / Lajme / Maqedoni / Zvogëlohet nataliteti, ndërsa është rritur mortaliteti në tremujorin e katërt të vitit 2011

Zvogëlohet nataliteti, ndërsa është rritur mortaliteti në tremujorin e katërt të vitit 2011

22 shkurt-Në këtë tremujor, numri i martesave të lidhura është rritur për 4,7 për qind për dallim nga periudha e e njëjtë e vitit 2010, ndërsa te divorset nuk ka ndryshime, respektivisht ato janë në nivelin e njëjtë si dhe në vitin 2010. Në këtë periudhë janë lidhur 3.861 martesa, ndërsa ka pasur 488 divorse

Në tremujorin e katërt të vitit 2011 ka zvogëlim të foshnjave gjallë të lindur për 4,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rritje prej 0,8 për qind të personave të vdekur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në këtë periudhë ka pasur 5.492 foshnja gjallë të lindur, ndërsa numri i personave të vdekur ka qenë 4.937, prej të cilëve 30 foshnja.

Rritja natyrore është 555 persona, që do të thotë, për aq persona numri i fëmijëve të gjallë të lindur është më i madh se numri i personave të vdekur.

Në këtë tremujor, numri i martesave të lidhura është rritur për 4,7 për qind për dallim nga periudha e e njëjtë e vitit 2010, ndërsa te divorset nuk ka ndryshime, respektivisht ato janë në nivelin e njëjtë si dhe në vitin 2010. Në këtë periudhë janë lidhur 3.861 martesa, ndërsa ka pasur 488 divorse.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *