Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtare:Në Gostivar një polic ka vrarë dy persona të moshës 26 dhe 29 vjeçe

Zyrtare:Në Gostivar një polic ka vrarë dy persona të moshës 26 dhe 29 vjeçe

28 shkurt-“Menjëherë pas zënkës verbale rreth vendparkimit ka ardhur edhe deri në përleshja fizike, në të cilën sipas informacineve të deritanishme, respektivisht nga deklarata e të dyshuarit ai është sulmuar nga ana e katër personave dhe që të mbrohet, sipas asaj që ai ka thënë ka qëlluar dy plumba në ajër, pastaj ka shtënë ndaj sulmuesve. Nga të shtënat ka goditur dy persona, të cilët të plagosur janë dërguar në Qendrën mjekësore-Gostivar ku u janë nënshtruar lëndimeve”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Në Gostivar pasdite rreth orës 13 në afërsi të bregut të lumit Vardar ka ndodhur incident në të cilin jetën e kanë humbur dy persona nga ky qytet, të moshës 26 dhe 29 vjeçe.

Sipas informacioneve të deritanishme nga MPB-ja, deri te vrasja ka ardhur pas një zënke verbale rreth vendparkimit në të cilën i dyshuari Jakim Trifunovski (39), ka dashur ta parkojë makinën e tij private me të cilën paraprakisht e ka marrë vajzën e tij nga shkolla.

“Menjëherë pas zënkës verbale rreth vendparkimit ka ardhur edhe deri në përleshja fizike, në të cilën sipas informacineve të deritanishme, respektivisht nga deklarata e të dyshuarit ai është sulmuar nga ana e katër personave dhe që të mbrohet, sipas asaj që ai ka thënë ka qëlluar dy plumba në ajër, pastaj ka shtënë ndaj sulmuesve. Nga të shtënat ka goditur dy persona, të cilët të plagosur janë dërguar në Qendrën mjekësore-Gostivar ku u janë nënshtruar lëndimeve”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Pas incidentit në polici kryhet bisedë me të dyshuarin, ndërsa krim-teknikët kanë dalë në vendngjarje ku kryejnë ekspertizë. Krahas tyre, është involvuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale.

I dyshuari është nëpunës policor i punësuar në stacionin e policisë për sigurimin e kufirit shtetëror Mazdraça, informacionet e para thonë se ai nuk ka qenë në detyrë zyrtare, me veshje civile, po që ka shtënë me armën zyrtare që e ka poseduar, tha Kotevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *