Home / Sport / A do gjejë Shkëndija golin?

A do gjejë Shkëndija golin?

Diçka po ndodh në skuadrën kampione, sa i përket shënimit të golave. Shkëndija pas fitores 2:3 në transfertën me Bregallnicën në fillim të stinorit pranveror, në vazhdim rradhitën tre përballje pa gol të shënuar, prej të cilave dy në Tetovë.

Shkëndija fillimisht u mund 0:1 nga Vardari, barazoi 0:0 me Teteksin, ndërsa në mesjavë luajti përsëri pa gola me Metalurgun. Tani përballen me Ohrid 2004 dhe duket se është momenti i vërtetë për ndërprerjen e kësaj serie. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në ndeshjet e kaluara nuk kemi qenë në nivelin e duhur, mirëpo jemi të bindur për të ndryshuar gjërat. Besojmë se që në ndeshjen me Ohrin do të sjellim një fytyrë të re të Shkëndijës, ndërsa shpresoj që edhe golat mos të mungojnë. Kjo ndeshje patjetër duhet të fitohet dhe të gjithë ne futbollistët jemi të bindur për të dhënë maksimumin tonë. Kërkojmë falje nga publiku ynë që nuk kemi qenë në nivelin e duhur, ndërsa njëkohësisht i falemenderojmë ata që edhe në paraqitje të këtilla kanë qenë në mbështetjen tonë. Nga ndeshja me Ohrin besojmë që t’ua kthejmë me fitore mbështetjen që na japin”, deklaroi futbollisti preshevar i Shkëndijës së Tetovës, Gjelbrim Taipi. Ndryshe Shkëndija edhe në këtë ndeshje do të ketë probleme me mungesa, pasi përveç Useinit që pauzon tani më një kohë të gjatë, jashta kombinimit janë edhe Emini dhe Jusufi që u dëmtuan kundër Vardarit. Ndeshja Shkëndija-Ohrid 2004 zhvillohet të dielën në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *