Home / Sport / Abiati: A mund t’i qëlloj Mesit?

Abiati: A mund t’i qëlloj Mesit?

Kristian Abiati, portieri i Milanit, ka pranuar me sinqeritet se Mesi është një futbollist të cilit duhet t’i frikësohesh në çdo moment. Një natë para sfidës me Barcelonën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, gardiani i kuqezinjve ka treguar se është e kotë të studiosh lojën e paparashikueshme të gjeniut argjentinas.

“Si mund ta ndal? Nuk është se më jepet mundësia t’i qëlloj… E di shumë mirë që është më i miri në botë, por Barcelona nuk është vetëm Mesi. Nuk është sfidë mes meje dhe atij. Atë mund ta studiosh vetëm në goditje dënimi dhe penallti, pjesa tjetër është e pamundur pasi një lojtar i tillë është i paparashikueshëm. Topin e Artë padyshim që e fiton ai, të tjerët janë mbrapa, përfshirë Ibrahimoviç”, ishte pohimi i portierit të Milan.

Por ai mendon se kuqezinjtë ka shanset e tyre në këtë sfidë të veçantë që ka vlerën e një finaleje të parakohshme. “Barcelona është një skuadër që krijon 20 raste në ndeshje, ndaj ne duhet të jemi të zotë të shfrytëzojmë tonat. Si mund ta fitojmë ndeshjen? Duke i sulmuar. Presim të gjithë që Ibra të bëjë diferencën në këtë ndeshje. Në takimet në grup kemi zhvilluar lojë të mirë, dhe pse vuajtëm në fushën e tyre. Por të dy skuadrat nisen me 50% mundësi kualifikimi. Mos e harroni që ne jemi Milani…”, ishte komenti i Abiatit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *