Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Maqedonia përparon në ballafaqimin me ndryshimet klimatike

Ademi: Maqedonia përparon në ballafaqimin me ndryshimet klimatike

21 mars-Ai potencoi se është e nevojshme analizë e kryqëzuar në më shumë sektore për ndikimet e ndryshimeve klimatike, kuptim më i mirë i aspekteve socio-ekonomike, përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zbatimin e vlerësimeve të shpenzimeve dhe përfitimeve të obsioneve të ndryshme për adaptim, etj

Republika e Maqedonisë përparon në sferën e uljes së ndryshimeve klimatike dhe adaptimin e sektorëve më të prekshme, përmendet në konkluzionet e disa dokumenteve, si dhe në repartin e fundit për përparimin e vendit në këtë sferë.

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi në prezantimin përfundimtar të rezultateve të projektit “Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike – iniciativë e shtatë vendeve”.

Ai potencoi se është e nevojshme analizë e kryqëzuar në më shumë sektore për ndikimet e ndryshimeve klimatike, kuptim më i mirë i aspekteve socio-ekonomike, përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zbatimin e vlerësimeve të shpenzimeve dhe përfitimeve të obsioneve të ndryshme për adaptim, etj.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov tha se Maqedonia është lider me iplemntimin e Planit aksional për mot të ngrohtë, gjegjësisht për pengimin e pasojave nga ajo, ndërsa përpunohet edhe Plan Aksional për mot të ftohtë.

“Në këtë mënyrë Maqedonia do të jetë me siguri vendi i vetëm në rajon, i cili do t’i zhvillojë të dy llojet e planeve aksionale, të cilat do të mundësojnë pengimin e pasojave negative për jetë dhe shëndetin e qytetarëve”, theksoi Todorov.

Sipas kryetarit të Komisionit për ndryshime klimatike dhe shëndet pranë Ministrisë të Shëndetësisë, Vlladimir Kendrovski, Maqedonia veçmë është në ndryshime klimatike dhe projekti “Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike – iniciativë e shtatë vendeve”, ka pasur për qëllim t’i detektojë rreziqet.

Ai theksoi se janë konfirmuar temperaturat në kufi – mbi 30,8 gradë për Shkupin dhe çdo gradë që ngritet më lartë vdekshmëria rritet për 4,8 për qind.

Shefja e zyres së Organizatës Shëndetësore Botërore në Maqedoni, Marija Kishman tha se Maqedonia është një ndër vendet i cili më me sukses, në mënyrë më bashkëkohore dhe me koordinim më të madh të sektorëve tjerë e zbatoi projektin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *