Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Shqiptarët në rajon duhet të shohin nga e ardhmja

Ahmeti: Shqiptarët në rajon duhet të shohin nga e ardhmja

27 mars-“Ishte faza e parë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe më thirri në Shqipëri e më tha ‘zoti Ahmeti si duket unë zgjedhjet do i humbi dhe tash kam një shqetësim si të kaloje lidhja juaj te shteti sepse juve, ju shteti ju duhet, si parti politike ne shtet që jeni’ dhe këtë e bëri zoti Nano. Pas një muaji u takova me zotin Berisha me priti ne Tirane”, rrëfeu Ahmeti mbrëmë në në emisionin “Prizëm” të Aleksander Furxhi në Albanian Screen rreth situatës politike në Maqedoni

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur mbrëmë në emisionin “Prizëm” të Aleksander Furxhi në Albanian Screen për situatën politike në Maqedoni, integrimin e vendit, marrëdheniet ndërmjet shteteve të rajonit si dhe marrëdhëniet e shqiptarëve në të tre shtetet. Incidentet e fundit në vend Ahmeti i cilësoi si incidente sporadike dhe të paorganizuara.

“Incidentet janë spontane, kemi kërkuar nga autoritet gjyqësore që ato të mos veprojnë në mënyrë selektive. Nuk ka force te organizuar pas këtyre incidenteve. Qeveria ka dënuar aktet, nuk mjaftojnë vetëm deklaratat ne televizioneve”, deklaroi Ahmeti.

Ai sugjeron si zgjidhje për uljen e tensioneve atje, punët që partitë politike në Maqedoni të punojnë me komunitetet përkatëse për t’u bërë të qartë se duhet te pranojnë njëri-tjetrin në një shtet multietnik. Kreu i BDI-së iu përgjigj edhe ofertës së Menduh Thaçit, liderit të Partisë Demokratike Shqiptare për koalicion me të, vetëm kur Ali Ahmeti të dalë nga Qeveria e Gruevskit.

“Dialog me kushte nuk ka. Ne jemi parti legjitime, kemi fituar për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve dhe të atyre që nuk na kanë votuar”, tha ai.

Ali Ahmeti ka folur edhe për të arriturat e shqiptarëve pas Marrëveshjes së Ohrit duke nënvizuar përfaqësimin e drejtë, i cili ka shënuar rritje në të gjithë institucionet si dhe punën e vazhdueshme për arritjen e barabarësisë ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Maqedoni.

Kreu i BDI-së nuk sheh kurrfarë rreziku për pavarësinë e Kosovës, marrëveshja e shumediskutuar Prishtine – Beograd.

“Unë mendoj qe është hap drejt njohjes edhe më të madhe të Kosovës. Kosovës i duhet të njihet nga OKB-ja, Kosovës i duhet fqinjësi e mirë për të gjithë. Në armiqësi shekullore nuk jetohet. Duhet te ndërtohen raporte. Shteti ndërtohet me komunikim, ndërtohet me diplomaci”, deklaroi kreu i BDI-së. Ahmeti tha se ora e shqiptareve ne Ballkan po punon për mirë dhe kjo duhet te shfrytëzohet për mirë prej nesh.

Lideri i BDI-së duke folur në intervistën e emisionit Prizëm te Aleksandër Furxhit në Albanian Screen sqaroi se Fatos Nano ka treguar një përgjegjshmëri të madhe për shqiptarët në rajon.

Ahmeti tha se Fatos Nano e dinte se do te humbiste pushtetin përpara publikimit të rezultatit në zgjedhjet e vitit 2005.

“Ishte faza e parë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe më thirri në Shqipëri e më tha ‘zoti Ahmeti si duket unë zgjedhjet do i humbi dhe tash kam një shqetësim si të kaloje lidhja juaj te shteti sepse juve, ju shteti ju duhet, si parti politike ne shtet që jeni’ dhe këtë e bëri zoti Nano. Pas një muaji u takova me zotin Berisha me priti ne Tirane”, rrëfeu Ahmeti mbrëmë në në emisionin “Prizëm” të Aleksander Furxhi në Albanian Screen rreth situatës politike në Maqedoni, integrimin e vendit, marrëdheniet ndërmjet shteteve të rajonit si dhe marrëdhëniet e shqiptarëve në të tre shtetet

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *