Home / Lajme / Rajon / AK heq dorë nga bashkimi kombëtar

AK heq dorë nga bashkimi kombëtar

23 mars- AK e konsideron MAQEDONINË fqinjë të mirë dhe mbështet aspiratën e saj për anëtarësimin në NATO dhe BE. AK është për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj si element i rëndësishëm për paqen në rajon dhe shmangien e rivaliteteve nacionaliste mbi të si shtet

Në programin e AK shtjellohen hollësisht raportet me fqinjët, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës në politikat e fqinjësisë.

Aleanca Kuq e Zi të mërkurën dorëzoi pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për tu regjistruar si partia më e re politike në skenën politike në Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i AK, Redi Ramaj nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të parë të kësaj partie që do të zhvillohet në muajin maj.

Në programin e AK shtjellohen hollësisht raportet me fqinjët, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës në politikat e fqinjësisë. Ndërsa, njëra nga kërkesat kryesore që deri tani ishte shpalosur nga AK siç është bashkimi kombëtar, në programin e ri është paraparë që bashkimi të bëhet në një linjë me parimet dhe strategjitë e BE-së.

AK – Si e sheh në program bashkimin kombëtar dhe politikat me fqinjët

Aleanca Kuq e Zi (AK) mbështet aspiratën shekullore të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar. AK mendon dhe beson se bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë në një dicka më të madhe se sa vetë Shqipëria. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në linjë me parimet dhe strategjitë e Bashkimit Europian. AK angazhohet për të respektuar të Drejtën Ndërkombëtare në Fuqi dhe njeh si normë të përgjithshme të së Drejtës Ndërkombëtare principin e vetëvendosjes së popujve.

AK mbështetet në filozofinë e popullit shqiptar çka e konsideron fqinjin më të shenjtë se shtëpinë; AK mbështetet në traditën shqiptare dhe në respektimit të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi për të garantuar marrëdhenie të fqinjësisë së mirë me shtetet e tjera. Parimet themelore të AK për politikën e fqinjësisë së mirë janë: Bashkëpunimi; Mos-ndërhyrja në punët e brendshme; Interesat e ndërsjellta reciproke; Zgjidhja paqësore, me mjete politike e diplomatike të të gjithë problemeve historike e aktuale;

Respektimi mbi një standart të unifikuar demokratik e juridik të pakicave kombëtare, duke i dhënë fund politikave Ballkanike me dy standarte, me qëllim që pakicat kombëtare të shndërrohen nga zona lufte, krizash e ksenofobie në hapësira lirie dhe miqësie ndërmjet popujve e vendeve në Ballkan.

AK ka mision që faktorin shqiptar në Ballkanin Përendimor ta shndërrojënë fuqinë kryesore Adriatiko-Ballkanike bazuar në parimin thellësisht demokratik: “PAQE NDËR SHQIPTARË- PAQE NË BALLKAN”.

– AK e konsideron KOSOVËN si pritoritet primar dhe ka një axhendë të veçantë që përcaktohet nga sigurimi i katër lëvizjeve të lira të BE, (lëvizja e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve); nga unifikimi i elementëve që kanë të bëjnë me identitetin (arsimi, shkenca, kultura, sporti, media, shoqëria civile etj.) dhe respektimin e versionit final të qytetarëve të të dy republikave shqiptare për të ardhmen e tyre të përbashkët;

– AK e konsideron MAQEDONINË fqinjë të mirë dhe mbështet aspiratën e saj për anëtarësimin në NATO dhe BE. AK është për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj si element i rëndësishëm për paqen në rajon dhe shmangien e rivaliteteve nacionaliste mbi të si shtet. Por kjo fqinjësi varet shumë nga faktori shqiptar, kryesisht nga respektimi i plotë i Marrëveshjes Kuadër të Ohrit, përmes së cilës shqiptarët gëzojnë statusin e elementit shtet-formues. Kjo Marrëveshje është e cunguar, sepse nuk po realizohet rregjistrimi i popullsisë, përfaqësimi adekuat në institucione i shqiptarëve, futja e arsimit e gjuhës shqipe kudo si dhe po deformohen simbolet e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

– AK e çmon GREQINË si popull e vend fqinj me miqësi e bashkëpunim të mirë, anetare të NATO dhe bashkëudhëtare drejt BE. Problemet që ekzistojnë nga e kaluara sic janë çështja e Çamërisë, e pakicave greke në Shqipëri dhe e emigrantëve shqiptarë në Greqi kërkojnë zgjidhje përmes rrugëve politike e diplomatike dhe bazuar tërësisht në instrumentat e të drejtës ndërkombëtare.

– AK ka vullnet të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me SERBINË dhe çmon se Serbia është faktor shumë i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në Ballkan. Deri tashmë, marrëdhëniet me Serbinë mbeten ende shumë të ngurta dhe jo miqësore. Kjo situatë kërkon ndryshim, i cili varet kryekëput nga ndryshimi i politikave të vjetra të Serbisë, nërradhë të parë ndaj Kosovës, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve në Ballkan në tërësi.

Çfarë ka theksuar Spahiu në 133 vjetorin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”

Një vit më parë në përkujtimin e 133-vjetorit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu në fjalimin e tij ka shprehur qëndrimet e tij rreth nevojës së bashkimit kombëtar.

Spahiu atëherë theksoi se mungon një platformë për Çështjen Kombëtare nga indiferenca e politikës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kjo platformë, sipas tij, duhet të jetë për bashkim kombëtar. Spahiu, duke iu referuar asaj që shqiptarët jetojnë në më shumë se dy shtete, pavarësisht se dy prej tyre janë shqiptare. “Në bazë të parimit universal të vetëvendosjes, ka ardhur koha që edhe shqiptarët të realizojnë të drejtën e tyre universale për bashkim”, ka thënë kreu i “Aleancës Kuq e Zi”, duke risjellë në vëmendje se kudo ku jetojnë shqiptarët, janë shembull i qartë i bashkëjetesës etnike dhe fetare. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *