Home / Lajme / Maqedoni / Aliu: Xhaferri i ç’orientuar dhe skandaloz

Aliu: Xhaferri i ç’orientuar dhe skandaloz

26 mars-PDSH prej momentin kur filluan incidentet ndaj shqiptarëve kërkoi intervenimin e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi dhe përkujdesja ndërmjet veti e shqiptarëve historikisht e ka ndihmuar mbijetesën e tyre” tha Aliu.

Pas akuzave që zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ia bëri klasës politike në Kosovë se gjoja po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë, sot në konferencë për shtyp reagoi Nënkryetari i PDSH-së dhe Koordinatori i grupit parlamentar Imer Aliu i cili tha se është deklaratë skandaloze e një shpirti të shitur që përfaqëson një subjekt të shitur.“Kjo deklaratë në fakt tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet BDI-ja si dhe për gjendjen e mjerueshme në të cilën ky subjekt politik i ka sjellë shqiptarët e Maqedonisë. Musa Xhaferit nuk i pengon shtypja, diskriminimi, rrahja e vrasja e shqiptarëve nga ana e Qeverisë, në të cilën për fat të keq ai i përfaqëson shqiptarët, por zotëriut i pengoka reagimi i shqiptarëve ndaj vrasjeve dhe rrahjeve të përditshme.PDSH prej momentin kur filluan incidentet ndaj shqiptarëve kërkoi intervenimin e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi dhe përkujdesja ndërmjet veti e shqiptarëve historikisht e ka ndihmuar mbijetesën e tyre” tha Aliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *