Home / Sport / APOEL e ka me Murinjon: Na ngatërroi me dashje!

APOEL e ka me Murinjon: Na ngatërroi me dashje!

“Ai nuk u ngatërrua. Gjithçka e ka bërë me dashje. Gjithçka është pjesë e lojës së tij. Unë e di mirë që ai na njeh në mënyrë perfekte, pasi ka njohuri të mira për një shokun tonë të skuadrës që është portugez, e ka patur te Çelsi (Nuno Morais)”, u shpreh portieri që ka një të kaluar në radhët e Barcelona B.

Portieri Urko Pardo i skuadrës qipriote të APOEL është i sigurt se ngatërresa e Zhoze Murinjos në konferencën për shtyp rreth suadrës së tij ka qenë e parapërgatitur. Duke folur për përballjen e Ligës së Kampioneve APOEL-Real Madrid, Murinjo u shpreh se kishte luajtur më parë me Interin kundër këtij ekip qipriot, por në fakt ai ka luajtur kundër Anorthosis.
“Ai nuk u ngatërrua. Gjithçka e ka bërë me dashje. Gjithçka është pjesë e lojës së tij. Unë e di mirë që ai na njeh në mënyrë perfekte, pasi ka njohuri të mira për një shokun tonë të skuadrës që është portugez, e ka patur te Çelsi (Nuno Morais)”, u shpreh portieri që ka një të kaluar në radhët e Barcelona B.
“Si trajner e njoh që në kohët kur punonte me Van Gal dhe unë isha në kategoritë inferiore të Barcelonës. E ka filluar karrierën nga fundi dhe mendoj se bën një punë të shkëlqyer me mediat. Por Murinjo ka kaluar çdo limit. Edhe pse ai është kthyer tashmë në një biznes, unë e shoh futbollin vetëm si sport. Unë jam kundër çdo sjellje të dhunshme, si ajo e tija që i futi gishtin në sy Tito Vilanovas”.
Më pas, portieri belg ka treguar se qipriotët do të tentojnë gjithçka kundër Realit, edhe pse e dinë që madrilenët janë favoritë të dukshëm të kësaj sfide. “A kemi shanse të eliminojmë Realin? Para ndeshjes po, shanset janë 50 me 50. Luajmë 11 kundër 11. Në këtë edicion kemi bërë realitet gjëra që njerëzit as nuk i imagjinonin”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *