Home / Sport / APOEL, surpriza e Champions

APOEL, surpriza e Champions

APOEL i Nikozisë vazhdon të çuditë futbollin evropian duke bërë realitet të paimagjinueshmen, pjesëmarrjen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Skuadra qipriote, e cila e ka filluar turneun në fazën eliminatore ndaj Skënderbeut të Korçës, ka arritur të ecë deri në elitën e futbollit evropian, duke u shndërruar në një nga realitetet më të bukura të futbollit.

Për të arritur në çerekfinale, qipriotët kanë eliminuar Olimpikun e Lionit, ndaj të cilit kishin humbur 1-0 ndeshjen e parë. Por në stadiumin e tyre, ata kanë dominuar takimin, duke shënuar që në pjesën e parë me anë të Manduka dhe duke krijuar rase të tjera para portës së ekipit francez.

Takimi ka përfunduar 1-0 e si rrjedhojë janë dashur kohët shtesë, e më pas penalltitë, pasi asnjëra prej skuadrave nuk ka gjetur rrugën e rrjetës deri në përfundimin e 120 minutave.

Nga pika e bardhë e 11-metërshave kanë dominuar qipriotët, të cilët kanë shënuar në katër tentativat e tyre. Ndërkohë, për ekipin francez deçizive kanë qenë gabimet e Lakazet dhe Bastos, gjuajtjet e të cilëve janë ndalur nga portieri Kiotis.

Padyshim që të gjitha ekipet e mëdha e cilësonin APOEL si skuadrën e preferuar për të patur përballë kur u hodh shorti pas fazës në grupe. Por eliminimi i Olimpik Lion ka bërë që tashmë të gjithë të shohin me respekt skuadrën e vogël qipriote që premton surpriza të tjera.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *