Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen sulmues të dyshuar, incidente në Shkup dhe Prilep

Arrestohen sulmues të dyshuar, incidente në Shkup dhe Prilep

11 mars-Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 17.30 në një internet kafe “Enternet” në rrugën “Orce Nikollov” pa arsye nga persona të apnjohur fizikisht është sulmuar A.G (16) dhe dy shokët e tij D.D (17) dhe A.S (17) nga Shkupi.

Pesë persona që dje i arrestoi policia në Stadiumin e qytetit, sot janë marrë në pyetje në stacionin policor Qendër. V.J (17) nga fshati Gllumovë, I.S (20) dhe E.S (19) nga fshati Kushopek, E.V (21) nga fshati Gërçec dhe R.A (22) nga Shkupi janë të dyshuar se janë kryerës të sulmit fizik ndaj tre shkupianëve.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 17.30 në një internet kafe “Enternet” në rrugën “Orce Nikollov” pa arsye nga persona të apnjohur fizikisht është sulmuar A.G (16) dhe dy shokët e tij D.D (17) dhe A.S (17) nga Shkupi.

SPB Tetovë, gjithashtu, gjeti dy nga grupi i kryerësve të cilët dje rreth oorës 1.40 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë fizikisht e kanë sulmuar D.K (23) dhe N.K (23) nga Tetova. Në incidentin ishte lënduar edhe një nëpunës policor nga stacioni policor i Tetovës.

Janë arestuar SH.M (23) dhe kushëriri i tij A.M (23), të cilëve gjykatësi hetues u caktoi paraburgim 48 orësh. SPB Tetovë është në kërkim edhe të pjesëmarrësve tjerë në sulm.

Në parkun e lagjes së Shkupit Çento, pardje rreth orës 19.15 tre persona pa arsye fizikihst e kanë sulmuar F.N dhe me grushta e kanë goditur në kokë.

Njëzet e pesë minta më vonë në vendbanimin “Gjorgje Petrov”, dhjetë persona, me shkopinj bejzbolli kanë sulmuar A.O (66) nga Shkupi.

Në orën 23.10, ndërkaq, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, personat A.F (19) dhe T.B (19) nga Shkupi pa arsye janë sulmuar nga dhjetë persona të moshës prej 20 deri 30 vjet.

Mbrëmë rreth orës 1 në rrugën “11 Tetori” në Prilep, N.M (17) duke u kthyer në shtëpinë e tij pa arsye është sulmuar nga një grup më i madh të moshës prejn 17 deri në 21 vjet dhe është goditur me mjet të fortë në kokë.

Stacionet policore në Gazi babë, Gjorçe Petrov, SP Bit pazar dhe në Prilep marrin masa për gjetjen e kryerësve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *