Home / Lajme / Maqedoni / ASHAM dhe ASHSH e zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin

ASHAM dhe ASHSH e zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin

20 mars-Akademikët bëjnë thirrje për tolerancë, dialog dhe mirëkuptim. Vetëm paqja, politika dhe multikulturalizmi, rëndësia e dallimeve, mirëkuptimi dhe bashkimi rreth vlerave të përbashkëta civilizuese, theksojnë, është rruga nëpër të cilën popujt dhe shtetet tona mund të arrijnë deri te e ardhmja e përbashkët – BE pa kufij të brendshëm.

Në Akademinë e arteve dhe shkencave të Maqedonisë, sot u mbajt konferenca “Ditët e shkencës shqiptare”, në suaza të së cilës kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski dhe Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë shqiptare të shkencave nënshkruan deklaratë të përbashkët për bashkëpunim dhe ardhmëri të përbashkët shkencore në familjen euro-atlantike drejt paqes dhe tolerancës.

Akademikët në ASHAM dhe ASHSH, me mbajtjen e takimit të sotëm e konfirmuan përcaktimin e tyre për thellim dhe zgjerim të formave dhe përmbajtjeve të bashkëpunimit të arritur shkencor.

Ajo është nxitje, qëndron në deklaratën e prëbashkët, për përforcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve ndërmjet institucioneve shkencore, të arsimit të lartë kulturore dhe artistike dhe kontribut drejt zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve tona.

“Shkenca dhe artet çdoherë kanë pasur mision iluminist për ta paraparë dhe anticipojë kohën e re dhe t’i mbisundojë, me forcën e argumenteve të veta racionale, rezistimeve të mundshme të përparimit civilizues. Sot, në kushte të krizës globale, në rreziqe serioze për ardhmërinë humane të njerëzimit, në trazira dhe degradim të vlerës, në relativizëm dhe mundësi për paraqitje të konflikteve në baza të ndryshme, roli i saj i tillë, bëhet më i rëndësishëm se kurdoherë”, thuhet jnë deklaratën e përbashkët të Kambovskit dhe Beqirajt.

Nënvizohet mes tjerash se shkenca nuk është vetëm e thirrur, por edhe e obliguar t’i mbrojë vlerat e vërteta njerëzore, paqja dhe e drejta janë shpresë në ardhmëri më të mirë, të paralajmërojë ndaj rreziqeve nga mohimi i tyre dhe t’i inkurajojë angazhimet për avancimin dhe mbrojtjen e tyre.

“Jetojmë në një nënqiell që është njëri nga burimet më mëdha të civilizimit bashkëkohor, në udhëkryq kulturor të stërngopur nga memorja historike në masë e cila sado që ta përgatisë, mund edhe ta errësojë ardhmërinë tonë, varësisht nga pika nga e cila vështrohet. Ai pikëvështrim nuk do të duhej të jwtë më i ndryshëm nga qasja racionale dhe humaniste drejt së kaluarës historike, të tanishmes dhe ardhmërisë: e kaluara, si truall shpirtëror për arritjet më të mira të së tanishmes, ndërsa e tanishmja – si themel për shoqërinë e ardhshme të njerëzve të lirë”, potencojnë kryetarët e ASHAM-it edhe ASHSH-së.

Akademikët bëjnë thirrje për tolerancë, dialog dhe mirëkuptim. Vetëm paqja, politika dhe multikulturalizmi, rëndësia e dallimeve, mirëkuptimi dhe bashkimi rreth vlerave të përbashkëta civilizuese, theksojnë, është rruga nëpër të cilën popujt dhe shtetet tona mund të arrijnë deri te e ardhmja e përbashkët – BE pa kufij të brendshëm.

“Në të edhe të rinjtë, sot të nxitur për mosdurim dhe urrejtje ndëretnike dhe urrejtje tjetër, duhet të ulen së bashku në institucionet evropiane dhe të udhëheqin me punët shoqërore të popujve ballkanik. Në emër të një të ardhme të tillë, e ngrisim zërin e urtësisë dhe të dënimit të zëshëm të secilit që e merr të drejtën që idetë e veta shpirtngushta, pa qëndrim, vetëdije dhe turp, t’i shtrijë drejt vuajtjeve të të tjerëve”, qëndron në deklaratën e përbashkët

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *