Home / Sport / Bajern në finalen e Kupës falë penalltive

Bajern në finalen e Kupës falë penalltive

Bajern Mynih është kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë pas 120 minutave të ethshme përballë Borusia Mynshengladbah në gjysmëfinalen e turneut. Në një ndeshje të mbushur me emocione, janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë e 11 metërshit për të përcaktuar fituesit e kësaj sfide, ku bavarezët janë treguar më të saktë.

Takimi ka qenë mjaft entuziazmues për të pranishmit pasi të dy skuadrat kanë zhvilluar një lojë argëtuese ofensive duke krijuar raste të shumta. Ndeshja ka shkuar në kohë shtesë e më pas në penallti vetëm falë ndërhyrjeve të jashtëzakonshme të Nojer nga njëra anë dhe 19 vjeçarit Ter Shtegen nga ana tjetër, të cilët kanë mbajtur të paprekura rrjetat e portave të tyre.
Në gjuajtjet nga pika e bardhë, rezultuan vendimtare gabimet e Dante dhe Nordtvait, të cilët i dhurojnë finalen Bajern Mynihut. Atje bavarezët do të ndeshen me Borusia Dortmund, kampione në fuqi e Gjermanisë dhe rivalja e tyre edhe këtë sezon për titullin kampion.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *