Home / Lajme / Maqedoni / Bajrami i thotë lamtumirë DR-së

Bajrami i thotë lamtumirë DR-së

16 mars-Prandaj betejën tonë politike do ta vazhdojmë si strukturë e organizuar politike e pavarur, me këtë duke i dhënë fund edhe Demokracisë së Re si parti politike”, deklaroi Bastri Bajrami, kryetar aktual i Komunës së Haraçinës.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami bashkë me të gjithë këshilltarët e tij komunal përfundimisht tërhiqet nga “Demokracia e Re”. Ai tha se kryesia e re e zgjedhur në kongresin në fundit ka shkelur mbi statusin e partisë dhe vullnetin e 20 mijë votuesve që në zgjedhjet e fundit votuan këtë subjekt politik. Bajrami tha se më tutje do të vazhdojnë të funksionojnë si strukturë e pavarur politike.
“Prej sot deklarojmë se nuk duam të njollosemi me individë të cilët janë të mirënjohur për opinionin e gjerë sepse që nga viti 1998 deri më sot kanë kaluar mbi gjashtë parti politike dhe janë dëshmuar si falimentuesit më të mirë të partive politike shqiptare. Po këta persona me të cilët ne të lart përmednurit nuk duam të identifikohmei pasi që subjektin politik Demokracia e Re e kanë shndërruar në një forcë të njollosur, pa kredibilitet, në interes të tyre personal dhe jo në interes të anëtarësisë. Prandaj betejën tonë politike do ta vazhdojmë si strukturë e organizuar politike e pavarur, me këtë duke i dhënë fund edhe Demokracisë së Re si parti politike”, deklaroi Bastri Bajrami, kryetar aktual i Komunës së Haraçinës.
Në pyetjen se a pritet të formojë ndonjë parti te re ose ndoshta bashkëpunim me partinë shqiptare në pushtet, Bajrami u përgjigj duke thënë se për të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme opinioni do të informohet me kohë, madje duke shtuar se të gjitha opsionet janë të mundshme. Ndërkohë, javën e kaluar Demokracia e Re mbajti kongres në të cilin për kryetar të saj zgjodhi Kastriot Haxhirexhën, nënkryetar Abedin Zymberin dhe sekretar të përgjithshëm Fatmir Etemin. Alsat-m

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *