Home / Sport / ‘Ballistët’ kërkojnë lirmimin e anëtarëve të tyre

‘Ballistët’ kërkojnë lirmimin e anëtarëve të tyre

Takimin ndërmjet Shkëndijës dhe Sinalkos nga tribuna e ndoqën edhe grupi i tifozëve ‘Ballistët’, të cilët në palestër shfaqën një parullë ‘LIRI PËR XENIN DHE LINDIN”, përmes së cilës kërkonin lirimin e dy anëtarëve të burgosur të tyre, Shkëlzen dhe Arlind Metës.

Takimin ndërmjet Shkëndijës dhe Sinalkos nga tribuna e ndoqën edhe grupi i tifozëve ‘Ballistët’, të cilët gjatë gjithë kohës mbështetën Shkëndijën. Ata ishin mjaft të qetë dhe në palestër shfaqën një parullë ‘LIRI PËR XENIN DHE LINDIN”, përmes së cilës kërkonin lirimin e dy anëtarëve të burgosur të tyre, Shkëlzen dhe Arlind Metës. Vlen të ceket se para, gjatë dhe pas ndeshjes atmosfera ishte skajshmërisht korrekte dhe përkundër faktit që miqtë morën fitoren nuk pati asnjë incident. Kjo në një mënyrë ishte një apel te të gjithë organet kompetente të rendit në vend, se ndoshta është e paarsyeshme ekzegjerimi i situatës dhe pretndimet për tu vërtetuar se në Tetovë nuk ka siguri. Për këtë dëshmon edhe prononcimi i volejbollistëve të Sinalkos të cilët u shprehën të kënaqur me pritjen. “Gjithcka ishte në rregull. S’kuptojmë pse tentojnë të tregojnë të kundërtën, kur sot gjithcka shkoi si duhet. Ne fituam, tifozët përkrahnin Shkëndijën, ndërsa s’kishim kurfarë problem rreth kësaj. Gjithcka ishte OK”, shprehen nga tabori i Sinalkos.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *