Home / Sport / Baloteli mbron Karlos Tevez

Baloteli mbron Karlos Tevez

“Mendoj se tifozët duhet të sillen si më parë. Nëse ata vënë nën trysni Karlos, ata do të vendosin nën trysni edhe skuadrën, ndaj nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Mendoj se të gjithë mund të bëjnë gabime. Karlos është pjesë e skuadrës dhe të gjithë e duam atë”, ka treguar Baloteli për sulmuesin që sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Mario Baloteli u ka bërë thirrje tifozëve të Mançester Sitit të mbështetin Karlos Tevez kur ky i fundit të kthehet përsëri në fushë. Argjentinasi nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë që në shtator, kur refuzoi të futej në fushë si zëvendësues në ndeshen kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve.

“Mendoj se tifozët duhet të sillen si më parë. Nëse ata vënë nën trysni Karlos, ata do të vendosin nën trysni edhe skuadrën, ndaj nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Mendoj se të gjithë mund të bëjnë gabime. Karlos është pjesë e skuadrës dhe të gjithë e duam atë”, ka treguar Baloteli për sulmuesin që sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Sulmuesi më pas ka folur për veten, duke bërë të qartë se nuk i interesonte çfarë shkruanin gazetat për jetën e tij jashtë fushës së lojës.

“Nuk më pëlqen kur njerëzit flasin rreth jetës time private. Ndoshta shumëkush mendon se jam arrogant, por kjo nuk më intereson. Jam një futbollist dhe momenti më i rëndësishëm i javës për mua mbetet e diela në fushën e lojës. Unë jam një person normal, eci në rrugë dhe shkoj në pub si gjithë të tjerët, por jo për të pirë”, tha ai.

Sulmuesi italian ka pranuar se arsyeja pse zgjodhi Anglinë për të vazhduar karrierën e tij, ishte se Roberto Mançini mori drejtimin e Mançester Sitit.

“Nëse Mançini nuk do të ishte këtu, unë nuk do të kisha ardhur asnjëherë. Por tani që jam këtu, jam i lumtur. Nëse Mançini thotë diçka për mua, ka gjithmonë të drejtë”, përfundoi Baloteli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *