Home / Sport / Barça, më e fortë se gjyqtarët

Barça, më e fortë se gjyqtarët

Ndonëse Pep Guardiola vazhdon të deklarojë se gjyqtarët nuk bëjnë diferencën në kampionatin spanjoll, skuadra e tij është dashur të djersijë përsëri për shkak të gabimeve të xhaketave të zeza. Në fitoren 3-1 ndaj Gijon, Barcelona ka vuajtur shumë për të marrë tri pikët edhe për faktin se ka mbetur me 10 lojtarë në mënyrë të padrejtë si dhe i janë mohuar tre 11-metërsha.

Në radhët e katalanasve mungonin Mesi dhe Buskets, por goditja më e rëndë kësaj skuadre i erdhi kur gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Pike, në minutën e 46 ndonëse faulli ndaj De las Kuevas ishte i diskutueshëm. Fatmirësisht për katalanasit, Iniesta i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë.

Por Gijon kundërpërgjigjet në fillimin e pjesës së dytë me Barral dhe bën më të vështirë punën e Barcelonës. Katalanasit provojnë në të gjitha mënyrat të rigjejnë avantazhin dhe e arrijnë atë vetëm në minutën e 78-të me anë të Keita, i cili nga jashtë zonës gjen të papërgatitur portierin kundërshtar.

Vulën takimit ia vë Ksavi vetëm 3 minuta para fundit me një gol mjaft të bukur, duke marrë 3 pikë të rëndësishme dhe duke shpresuar që kushërinjtë e Espanjol t’i bëjnë një nder duke ndalur nesër Real Madrid. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Getafe-Malaga 1-3

Majorka-Osasuna 1-1

Rajo Vajekano-Racing 4-2

Barcelona-Gijon 3-1

Renditja

Real Madrid 64, Barcelona 57, Valencia 40, Malaga 37, Levante 35, Atletik Bilbao 34, Osasuna 35, Rajo Vajekano 34, Espanjol 33, Atletiko Madrid 32, Sevilja 32, Real Sociedad 30, Real Betis 30, Getafe 29, Majorka 29, Granada 28, Vijareal 27, Racing Santander 24, Gijon 21, Saragoza 15.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *