Home / Sport / Barça sulmon, Reali përgjigjet

Barça sulmon, Reali përgjigjet

Këtë radhë, si katalanasit, ashtu edhe madrilenët kanë fituar takimet respektive dhe diferenca mes tyre ka mbetur në 6 pikë, edhe për faktin se kundërshtarët që kanë patur përballë nuk i kanë bërë shumë rezistencë.

Vazhdon dueli në distancë mes Barcelonës dhe Real Madrid, që luftojnë për titullin kampion në Spanjë. Këtë radhë, si katalanasit, ashtu edhe madrilenët kanë fituar takimet respektive dhe diferenca mes tyre ka mbetur në 6 pikë, edhe për faktin se kundërshtarët që kanë patur përballë nuk i kanë bërë shumë rezistencë. Fillimisht Barcelona ka nënshtruar 2-0 Majorkën në fushën e kësaj të fundit. Avantazhi i katalanasve ka ardhur në minutën e 25-të kur një goditje dënimi e Mesit përfundon në rrjetë pa u devijuar nga askush. Barcelona mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tiagos në minutën e 57-të, por Majorka nuk arrin të përfitojë. Goli i dytë, që mbyll praktikisht ndeshjen, vjen në minutën e 79-të kur Pike dërgon në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Mesit.
Pak orë më vonë ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Real Madrid që ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Real Sociedad. Ndonëse me mungesat e Pepe, Ozil dhe Diarra për shkak kartonësh, skuadra që drejtohej nga tribuna ku gjendej Murinjo gjithashtu i pezulluar, ka arritur të tregojë forcën e saj sulmuese. Higuain, Benzema (2) dhe Kristiano Ronaldo (2) kanë humbur edhe shumë raste të tjera për shënim para portës kundërshtare, por duket se kanë lënë pas krahëve paraqitjet e dobëta të dy ndeshjeve të fundit që i kushtuan 4 pikë madrilenëve në garën për titull.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *