Home / Sport / Barcelona i shpall luftë Federatës Spanjolle

Barcelona i shpall luftë Federatës Spanjolle

Barcelona ka bërë një “deklaratë lufte” kundër Federatës Spanjolle të Futbollit duke kërkuar shpjegim zyrtar me shkrim për deklaratat e bëra nga presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Viktoriano Sançez Arminio, rreth dënimit të Pike dhe ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme ku do të përcaktohet edhe stadiumi për finalen e Kupës së Mbretit.

Toni Freiksa, zëdhënësi për shtyp i klubit, ka dhënë shpjegimet për vendimin. “Këto deklarata kundër Pike janë pjesë e një fushate mediatike dhe oportuniste që përkeqëson situatat në një turne të nivelit të lartë. Ne habitemi gjithashtu që gjyqtari nuk ka përfshirë në protokollin e ndeshjes fjalët që ia ka thënë pas ndeshjes Pike, të njëjtat me atë që ka thënë publikisht”.
“Kemi pyetur Federatën se cilat janë kriteret që shërbejnë për të bërë denoncime te Komiteti i Garave dhe që ky i fundit të shpjegojë cilat kritere duhen plotësuar që ai të mblidhet”.
“Nuk do të marrim pjesë në mbledhjen për finalen e Kupës pasi kërkesat tona nuk janë respektuar. Si rrjedhojë, i kemi bërë të ditur Atletik Bilbaos se do të pranojmë çfarëdo lloj vendimi që do të dalë nga zyra e Federatës nesër pa praninë tonë”, tha ai duke konfirmuar se klubi kërkon heqjen e kartonit të kuq për Pike.
“Çfarë tha presidenti Rosell? Mendonte se gjërat ishin keq, por tani janë përkeqësuar. Kemi than se nuk kemi fat, jo se na e kanë fajin gjyqtarët. Por duhet pranuar se shumë skuadra janë dëmtuar nga vendimet e tyre dhe gabimet kanë influencuar në rezultatet e takimeve”.
“Kërkojmë zyrtarisht që të trajtohemi njëlloj si të tjerët. Pike ka folur me gjyqtarin dhe ai nuk e ka përfshirë në protokollin e ndeshjeve siç duhej sipas rregullave. Duam të dimë përse është vepruar kështu”, deklaroi Freiksa në një konferencë për shtyp të improvizuar nga klubi katalanas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *