Home / Lajme / Maqedoni / BDI mbledhje jashtëzakonshme, referon Bajrami

BDI mbledhje jashtëzakonshme, referon Bajrami

8 mars- “Andaj kemi kërkuar që të gjithë faktorët relevant shoqëroro-politik dhe jo politik, të japin kontribut për të ndaluar këtë cikël të provokimeve dhe këtë cikël incidentesh që mund të shkallëzojnë më tutje situatën dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit”, deklaroi Osmani.

Bashkimi Demokratik për Integrim në selinë në Tetovë, është duke e mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme që u thirr pas incidentit të mbrëmshëm, ku persona të maskuar sulmuan nxënësit shqiptarë në autobusin me numër 58. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, në një prononcim për media tha se zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami i ka referuar kryesisë detaje. “BDI në mbledhjen e sontme të jashtëzakonshme të kryesisë shqyrtoi situatën e krijuar pas incidenteve të mbrëmshme dhe gjithë atë cikël të incidenteve, ngjarjesh, provokimesh, sharjet në stadium, nëpërmjet ndodhisë në Gostivar dhe ajo e mbrëmshmja. Zëvendësministri Bajrami, i referoi kryesisë me të gjitha detajet, raportoi se po procesuohet e njëjta dhe se pjesa më e madhe e kryerësve të këtij incidenti dhe këtij provokimi, veçmë janë identifikuar, privuar, që do të thotë janë para organeve të hetuesisë”, tha Osmani. Ai më tej shtoi se Kryesia partiake ka shprehur shqetësime për këto ngjarje dhe se mendon që nuk duhet nënvlerësuar efekti i tyre i përgjithshëm në stabilitetin e vendit. “Andaj kemi kërkuar që të gjithë faktorët relevant shoqëroro-politik dhe jo politik, të japin kontribut për të ndaluar këtë cikël të provokimeve dhe këtë cikël incidentesh që mund të shkallëzojnë më tutje situatën dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit”, deklaroi Osmani. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *