Home / Lajme / Maqedoni / BE e interesuar Gruevski Jo

BE e interesuar Gruevski Jo

5 mars-“Maqedonia nuk dëshiron që të hyjë në Evropë dhe andaj problemi me Greqinë përdoret si taktizim i shfrytëzuar për të zvarritur reformat e nevojshme. Ky është qëndrimi i një evrodeputeti, i afërt me ministrin e jashtëm suedez, Karl Bild, i cili në shtator të vitit 2009 ka informuar një bashkëpunëtor të qendrës amerikan analitike “Startfor”.

Një dokumenti i publikuar nga platforma e internetit Wikileaks zbulon se Maqedonia nuk ka qëllim të hyjë në BE dhe se kontesti i emrit me Greqinë është vetëm justifikim. Dokumenti është nga qendra analitike “Startford” që mban datën e vitit 2009, ndërsa aty citohet një diplomat i lartë evroperëndimor. “Maqedonia nuk dëshiron që të hyjë në Evropë dhe andaj problemi me Greqinë përdoret si taktizim i shfrytëzuar për të zvarritur reformat e nevojshme. Ky është qëndrimi i një evrodeputeti, i afërt me ministrin e jashtëm suedez, Karl Bild, i cili në shtator të vitit 2009 ka informuar një bashkëpunëtor të qendrës amerikan analitike “Startfor”.Përmbajtja e këtij dokumenti u zbardh sot nga e përditshmja maqedonase “Fokus”, ndërsa komunikimet e qendrës “Startford” u publikuan nga java e kaluar nga Xhulian Asanzh i Wikileaks. Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian, Aivo Orav deklaroi sot se Bashkimi Evropian ka interes që Maqedonia të jetë vend anëtar. Ai këtë e theksoi sot pas dorëzimit të letrave kredenciale, presidentit të vendit Gjorgje Ivanov. Ambasadori Orav vlerësoi lartë fillimin e dialogut paraqasës të nivelit të lartë midis Shkupit dhe Brukselit. “BE vazhdon ti jap rëndësi të madhe marrëdhënieve tona dypalëshe. Dialogu i ardshëm i nivelit të lartë është dëshmi për këtë. Shpresoj se dyja palët do të shfrytëzojnë maksimalisht këtë dialog”, deklaroi diplomati lituanez, duke u shprehur në gjuhën diplomatike dhe pa dhënë ndonjë sinjal të qartë lidhur caktimin e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave me BE-në. Orav sot dorëzoi letrat kredenciale, ndërsa misioni i tij filloi javën e kaluar me mbërritjen në vend, pasi që më shumë se gjashtë muaj BE nuk kishte përfaqësuesin e saj në Shkup, pas largimit të ambasadorit Sorensen. Orav theksoi se do të angazhohet maksimalisht që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes evropiane. Nga ana tjetër, presidenti Ivanov ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kontestin e emrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *