Home / Lajme / Maqedoni / Bejta:Edhe 50 milion dollarë për komunat

Bejta:Edhe 50 milion dollarë për komunat

6 mars-Qëllimi bazë i këtij projekti është përkrahja financiare e projekteve infrastrukturore të komunave, para së gjithash për komunat dhe rajonet më të varfra. Me qasje më të lehtë të këtij lloj krediti, me kushte atraktive dhe të volitshme, komunat do të fitojnë mundësi për realizim të projekteve investuese të cilat kontribuojnë për avancimin e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve në shumë sfera.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, të martën realizoi takim pune me Drejtoreshën e zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Lilia Burunçuk. Gjatë këtij takim u bisedua për rritjen e bashkëpunimit midis MVL-së dhe Bankës Botërore, si dhe mundësitë që në të ardhmen kjo ministri ta rrisë pjesëmarrjen e saj në projektet që realizohen me mjete nga Banka Botërore. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, e njoftuan Bejtën për realizimin e “Projektit për përmirësimin e shërbimeve publike të komunave”, të dedikuar për kreditim të komunave. Për këtë projekt prej vitit 2009 janë ndarë 25 milion dollarë amerikan në rreth 16 komuna. Qëllimi bazë i këtij projekti është përkrahja financiare e projekteve infrastrukturore të komunave, para së gjithash për komunat dhe rajonet më të varfra. Me qasje më të lehtë të këtij lloj krediti, me kushte atraktive dhe të volitshme, komunat do të fitojnë mundësi për realizim të projekteve investuese të cilat kontribuojnë për avancimin e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve në shumë sfera. Drejtoresha Burunçuk, tha se për shkak të përvojave pozitive nga implementimi i këtij projekti, si dhe interesit të lartë nga komunat për kredi të reja të volitshme për financimin e projekteve infrastrukturore, Banka Botërore do të lëshojë edhe 50 milion dollarë, amerikan, si mjete shtesë për financim të projektit. Ndërkaq, ministri Bejta, tha se MVL-ja do të merr pjesë aktive në realizimin e këtij projekti dhe nuk do të jetë aktive vetëm kur komunat kanë probleme, por do të jetë shumë aktive edhe kur të realizohen projekte të cilat shkojnë në interes të komunave dhe qytetarëve të tyre. Ai tha se qëllimi i përbashkët është, që punët të ecin nga e mbara, sikurse edhe komunat dhe vendi të shkojnë përpara.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *