Home / Lajme / Maqedoni / Bela sulmohet fizikisht në Kondovë

Bela sulmohet fizikisht në Kondovë

21 mars-Sipas zyrtarëve policor, Valon Bela ka pësuar në Kondovë, ndërsa si rezultat të lëndimeve që i ka fituar atje është dërguar në Qendrën emergjente të Shkupit.

Rreth mesditës së sotme në fshatin Kondovë të Shkupit është regjistruar një incident gjatë të cilit ka pësuar ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Valon Bela. Sipas zyrtarëve policor, Valon Bela ka pësuar në Kondovë, ndërsa si rezultat të lëndimeve që i ka fituar atje është dërguar në Qendrën emergjente të Shkupit. “Rreth orës 13 e 15 minuta, nga ana e punonjësve të Qendrës spitalore emergjente u informuam se është pranuar personi me inicialet V.B., i moshës 34 vjeçe. Siç njoftuar punonjësit e spitalit, ai është pranuar me lëndime trupore, të cilat i ka marrë në fshatin Kondovë”, tha Liza Bendevska, zëdhënëse e policisë së Shkupit. Ajo njëkohësisht ka njoftuar se ekipet policore, pas denoncimit të rastit kanë dalë në terren, ndërsa disa nga kolegët e tyre janë drejtuar në spital për ta marrë në pyetje Belën.(Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *