Home / Sport / Benfika, kualifikim falë minutave shtesë

Benfika, kualifikim falë minutave shtesë

Benfika është skuadra e dytë që ka siguruar pjesëmarrjen mes 8 më të mirave në Ligën e Kampioneve falë një fitoreje të merituar 2-0 ndaj Zenit Shën Petersburg. Në një ndeshje pa shumë emocione, por që ka folur vetëm për ekipin portugez, diferencën e ka bërë dëshira më e madhe e vendasve.

Në fakt, takimi duket që në momentet e para që do të jetë i mërzitshëm, pasi Zenit mundohet të ngadalësojë manovrën për të administruar avantazhin e fitores 3-2 në ndeshjen e parë. Megjithatë, me kalimin e minutave janë portugezët që shohin gjithnjë e më shumë nga porta e Malafeev, por pa arritur të kalojnë gardianin rus.
Por goli i shumëpritur vjen në minutën shtesë të pjesës së parë, kur Vitsel hyn në zonë dhe pas një gjuajtje drejt portës, topi i kthehet përsëri në këmbë nga grushtimi i Malafeev. Këtë radhë, mesfushori preferon të pasojë me thembër te Maksi Pereira i cili gjen hapësirën e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
Pritet një reagim i Zenitit në pjesën e dytë por ai zgjat vetëm pak minuta, pasi kontrolli i lojës shkon përsëri në duart e Benfikës. Kardozo gabon edhe dy herë të tjera para portës së rusëve, duke lënë kualifikimin e hapur deri në minutat fundit.
Por qetësia vjen falë golit të Oliveiras, i cili i nisur në kundërsulm në minutën e 90-të, gjen golin e rezultatit 2-0 që mbyll ndeshjen dhe hipotekon kualifikimin e merituar përballë skuadrës së Spaletit, e cila këtë radhë nuk dha thuajse asgjë nga repertori i saj.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *