Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen për 1,5, dizeli për gjysmë denari

Benzinat shtrenjtohen për 1,5, dizeli për gjysmë denari

26 mars-Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 87,50 denarë për një litër, ndërsa i Eurosuper BS-98 89.00 denarë. Dizeli do të shitet nga 75.50 denarë, ndërsa ai ekstra i lehtë nga 64 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i mazutit ulet dhe do të shitet nga 49.173 denarë për një kilogram.

Benzinat prej mbrëmë në mesnatë është shtrenjtuar për 1.5, ndërsa dizeli për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 87,50 denarë për një litër, ndërsa i Eurosuper BS-98 89.00 denarë. Dizeli do të shitet nga 75.50 denarë, ndërsa ai ekstra i lehtë nga 64 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i mazutit ulet dhe do të shitet nga 49.173 denarë për një kilogram. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën 14-ditore ishte 125,078 dollarë për një barel dhe është për 0.47% më i ulët nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilit janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën 14-ditore ishte 46,6652 den/$ dhe është për 1.05 për qind më i lartë nga kursi i dollarit, sipas të cilit janë formuar çmimet.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *