Home / Lajme / Rajon / Berisha: Adem Jashari kurora e sakrificës shqiptare

Berisha: Adem Jashari kurora e sakrificës shqiptare

5 mars-“Sot ne jemi të lirë dhe kemi vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Lame mbara periudhën e përpjekjeve për ekzistence dhe kemi hapur kapitullin e së ardhmes që meritojmë, në bashkëpunim me kombe të tjera të rajonit dhe Europës.”- u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së ekspozitës për genocidin serb në Kosovë, “Për të mos harruar” në Muzeun Kombëtar.

Gjatë fjalës së rastit, shefi i qeverisë falënderoi Bashkinë e Tiranë për organizimin e ekspozitës, që siç tha ai i kushtohet kalvarit të sakrificave të kombit tonë dy shekujt e fundit. Kryeministri deklaroi se sot shqiptarët janë të lirë dhe kanë hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojnë, raporton BW.

“Sot ne jemi të lirë dhe kemi vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Lame mbara periudhën e përpjekjeve për ekzistence dhe kemi hapur kapitullin e së ardhmes që meritojmë, në bashkëpunim me kombe të tjera të rajonit dhe Europës.”- u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se 5 marsi është “dita e përkuljes së çdo shqiptari para Adem Jasharit, i cili qëndron si kurorë e sakrificës shqiptare.”

“Sot nderoj të gjithë luftëtarët e lirisë, ata qindra dhe mijëra djem dhe vajza që pak vite më parë rrëmbyen armët dhe fituan”- vijoi më tej Berisha.

Ndërkohë shefi i qeverisë theksoi domosdoshmërinë që Tirana të ketë një muze të veçantë për të kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj. ‘Për ne harresa do të ishte turpërim i madh, e pafalshme.”-theksoi kryeministri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se sakrifica e Jasharëve është një nga pikat më sublime që dëshmon sa vlen liria për vendin tonë.

Sipas kryebashkiakut Basha, kjo ekspozitë është një kontribut modest i Tiranës, për të përkujtuar një nga fletët më të vështira, dhe për të dëshmuar se do të ndërtojmë të ardhmen pa harruar të kaluarën.

Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se ekspozita “Për të mos harruar” do të qëndrojë e hapur për dy javë në Muzeun Historik Kombëtar.
Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK”-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Klan Kosova ka raportuar se karriget ku ata duhej të uleshin mbetën të zbrazëta.

Isa Mustafa, është parë sot t’i ketë prirë delegacionit të Kryesisë së LDK-së, i cili ka bërë homazhe pranë varrit të Komandantit legjendar Ademj Jasahari, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe është pritur nga familja Jashari. (INA)

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *