Home / Lajme / Rajon / Berisha takoi Selimin

Berisha takoi Selimin

24 mars-ë një njoftim të kryeministrisë thuhet se: Ambasadori Selimi i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Thaçi e të autoriteteve të Republikës së Kosovës, por edhe të qytetarëve të saj dhe e uroi Kryeministrit për jubileun historik të 22 marsit 1992, ditën e fitores së Partisë Demokratike e të demokracisë në Shqipëri.

Kryeministri Berisha priti në një takim, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, zotin Sylejman Selimi. Shqiptarët ju janë përherë mirënjohës për atë çka ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni për shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti për shqiptarët në Kosovë dhe Republikën e Kosovës, u shpreh Selimi. Ambasadori Selimi vlerësoi realizimin e rrugës së kombit nga qeveria shqiptare si një nga ngjarjet më madhore, me një kontribut të jashtëzakonshëm për lidhjet vëllazërore midis shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por edhe që do ti shërbejë zhvillimit ekonomik jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të mbarë rajonit. Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se: Ambasadori Selimi i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Thaçi e të autoriteteve të Republikës së Kosovës, por edhe të qytetarëve të saj dhe e uroi Kryeministrit për jubileun historik të 22 marsit 1992, ditën e fitores së Partisë Demokratike e të demokracisë në Shqipëri.

Duke u ndalur tek 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, u rikonfirmua se kjo ngjarje madhore në historinë moderne të shtetit shqiptar, por edhe të kombit do të festohet këtë vit së bashku nga të gjithë shqiptarët me dinjitet, si nderimi më i madh që i bëhet përpjekjeve shekullore të kombit për liri e dinjitet, si dhe ngjarjeve e figurave të rëndësishme historike të të gjitha trevave shqiptare, të cilët bënë të mundur krijimin e shtetit modern shqiptar, por edhe ëndrrën e çdo shqiptari për rikthimin në vlerat e lirisë dhe qytetërimit evropian, vijon njoftimi.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *