Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Kapitulli për gjyqësinë dhe të drejtat themelore do të ketë vend kyç në dialogun Maqedoni – BE

Bexheti: Kapitulli për gjyqësinë dhe të drejtat themelore do të ketë vend kyç në dialogun Maqedoni – BE

18 mars-“Do të bisedohet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë sferë, gjithsesi do të analizohet e arritura. Ne këtë e kuptojmë si dialog partneriteti në të cilin të dyja palët angazhohen për të njëjtin qëllim, këtu mendoj edhe për qeverinë, edhe për Komisionin evropian”, thotë ai. “Dialogu tashmë kohë të gjatë po mbahet në vazhdimësi dhe në asnjë rast nuk duhet të kuptohet si presion nga Komisioni evropian, por përkundrazi, si angazhim i njejtë edhe i Komisionit edhe i qeverisë”, deklaroi Bexheti

Kapitulli për gjyqësinë dhe të drejtat themelore do të zërë vend kyç në dialogun ndërmjet Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, thotë minsitri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Blerim Bexheti në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

“Do të bisedohet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë sferë, gjithsesi do të analizohet e arritura. Ne këtë e kuptojmë si dialog partneriteti në të cilin të dyja palët angazhohen për të njëjtin qëllim, këtu mendoj edhe për qeverinë, edhe për Komisionin evropian”, thotë ai. “Dialogu tashmë kohë të gjatë po mbahet në vazhdimësi dhe në asnjë rast nuk duhet të kuptohet si presion nga Komisioni evropian, por përkundrazi, si angazhim i njejtë edhe i Komisionit edhe i qeverisë”, deklaroi Bexheti.

Sipas tij, që të zbatohet ideja për dekriminalizim të shpifjes, ka nevojë për qasje serioze në formulimet dhe ligjet juridike të cilat e trajtojnë atë çështje dhe për atë nevojitet kohë. “Kuptohet, rol domunes do të kenë edhe përvojat nga vendet e tjera, e jo vetëm tek ne, ndërkaq është e qartë se përvojat janë të ndryshme dhe shpresoj se nëse gjendet zgjidhje, do të ketë mbështetje edhe në Kuvend. Me rëndësi është të ceket se vullneti i Qeverisë ekziston. Me vetë faktin që përfaqësuesit e qeverisë, disa ministra dhe zëvendëskryeministri i qeverisë tashmë biseduan me SHGM-në, nga të cilat bisedime doli edhe konstatimi që të formojmë grup punues në të cilin drejtpërdrejtë do të jenë të kyçur dhe janë të kyçur, me këtë mkendoj se qeveria ka vullnet. Vetëm duhet të gjendet harmonizim në zgjidhjen ligjore”, thekson ministri i Drejtësisë.

Lidhur me vërejtjet e fundit të kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Bexheti thotë se Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë angazhohen për përmirësim të kushteve për punë në këtë gjykatë dhe se në të ardhmen akoma më tepër do të angazhohen.

“Gjithsesi, argument më i mirë mendoj se nuk nevojitet, me vetë faktin që po ndërtohet ndërtesë e veçantë për Gjykatën kushtetuese, do të thotë po investohet edhe në atë institucion edhe në autoritetin e atij institucioni”, deklaroi minsitri i Drejtësisë, Blerim Bexheti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *