Home / Sport / Bilbao-Shalke, supersfida e Europa League

Bilbao-Shalke, supersfida e Europa League

Atletik Bilbao, skuadra që eliminoi Mançester Junajtid në Europa League, do të ketë një tjetër përplasje të vështirë në çerekfinalet e këtij turneu, duke u vënë përballë gjermanëve të Shalkes, një prej skuadrave pretendente për trofeun.

Ndërkohë, Sporting i Lisbonës, që eliminoi skuadrën tjetër angleze, Mançester Sitin, do të luajë me ekipin ukrainas Metalist Karkiv. Bilbao dhe Sporting mund të vihen përballë njëri-tjetrit në gjysmëfinale, sipas shortit të paracaktuar që tani.

Dy ekipe të tjera spanjolle mund të shkojnë drejt gjysmëfinaleve pasi janë të favorizuara nga shorti. Atletiko Madrid do të luajë përballë gjermanëve të Hanover, ndërsa fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit tjetër, AZ Alkmar-Valencia.

Çerekfinalet
29 mars – 5 prill
AZ Alkmar-Valencia
Shalke-Atletik Bilbao
Sporting Lisbona-Metalist Karkiv
Atletiko Madrid-Hanover

Gjysmëfinalet
19 prill-26 prill
Atletiko Madrid/Hanover-AZ Alkmar/Valencia
Sporting Lisbona/Metalist Karkiv-Shalke/Atletik Bilbao.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *