Home / Lajme / Maqedoni / Bombë në oborrin e një shtëpie në Nerashtë të Tetovës

Bombë në oborrin e një shtëpie në Nerashtë të Tetovës

3 mars-Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00, kur një bombë dore ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së I.K, 52 vjeç, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar

Një mjet shpërthyes e modelit bombë kashikarë ka shpërthyer mbrëmë në oborrin e një shtëpie në fshatin Nerashtë të Tetovës.

Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00, kur një bombë dore ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së I.K, 52 vjeç, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Sipas vlerësimeve të para, janë shkaktuar dëme materiale në fasadën, dritaret dhe pjesët tjera të shtëpisë, por edhe në një shtëpi të fqinjëve. Organet policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se po hetojnë motivet e këtij shpërthimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *