Home / Sport / Bordi i Boksit i heq licencën Çisoras

Bordi i Boksit i heq licencën Çisoras

Derek Çisora është përjashtuar përfundimisht nga ringu pasi bota e boksit vendosi të marrë qëndrimin më të ashpër ndaj veprimeve të tij që dëmtuan rëndë imazhin e këtij sporti.

Vendimi për të deklaruar boksierin e peshave të rënda të padenjë për të qenë një profesionist, u ndoq nga një kërcënim ndaj “bashkëpunëtorit” të tij në trazira, Devid Hej, ku edhe ky i fundit u paralajmërua se do të merrte një sanksion të tillë nëse do të aplikonte për kthimin e licencës.

Ky vendim drastik pritej prej kohësh, pas ngjarjeve të shëmtuara të muajit të kaluar ku dy boksierët u përleshën në sallën e konferencave për shtyp, ndërsa Çisora i shtoi paturpësive të tij edhe një shpullë fytyrës ndaj Vitali Kliçko ndërsa pështyu vëllain e tij Vladimir.

Sipas vendimit, boksieri britanik nuk mund të ngjitet më në ringun profesionist dhe vështirë se ndonjë shtet tjetër do t’ia japë këtë mundësi atij. Por pezullimi nuk është dhënë i përhershëm, gjë që do të thotë se vendimi mund të revokohet në të ardhmen.

E vetmja zgjidhje për momentin duket se është transferimi në SHBA, pasi shteti i Nevadas jep licenca të përkohshme për ata që boksojnë në Las Vegas.

Kjo është edhe arsyeja pse Derek Hej deklaroi se transferohej përfundimisht në Las Vegas, pasi pritet që ai të organizojë aty një ndeshje revanshi ndaj Vladimir Kliçko.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *