Home / Sport / CHL: Reagimet për Milan-Barcelona

CHL: Reagimet për Milan-Barcelona

Pas shortit për dyshet e 1/4 së finales së Ligës së Kampionëve, sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërheq super dueli ndërmjet Barcelonës dhe Milanit. Prandaj më poshtë sjellim reagimet pas mësimit të shortit.

Masimiliano Alegri, trajneri i Milan

“Jemi përballë skuadrës më të fortë në botë por mund të bëjmë më mirë kundër tyre pasi jemi përmirësuar ndjeshëm që prej takimit të fundit që kemi patur bashkë. Këto ndeshje ndaj Barcelonës do të nxjerrin në pah më të mirën e Milanit. Ta shohin me optimizëm, kemi një shans shumë të mirë për të shkuar në finale nëse i eliminojmë ata”

Adriano Galiani, administratori i Milan

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe për ata. Jo rastësisht jemi skuadra me më shumë tituj në botë. Ka disa vite radhazi që na ecën kështu në short, në 3 vitet e fundit kemi gjetur si Realin, ashtu edhe Barcelonën, ndërsa këtë vit do të luajmë 4 ndeshje kundër skuadrës së Guardiolës. Mesi? Kam parë të luajnë Pele dhe Maradonën por për mua Mesi mbetet më i forti i të gjitha kohëve. E shoh në formë por shpresoj që të mos jetë në dy takimet kundër nesh”.

Pep Guardiola, trajner i Barcelonës

“Me Realin në finale? Nuk më shkon mendja të mendoj para kohe as për gjysmëfinalet me Çelsin apo Benfikën. Çerekfinalja do të jetë shumë e vështirë në vetvete. Milani do të jetë një skuadër e fortë. Ne do të na duhet mbështetja e të gjithë tifozëve ndaj tyre. Ata kanë lojtarë me eksperiencë, krijojnë lehtësisht raste dhe kanë një mbrojtje të mirë. Për të fituar Ligën e Kampioneve, duhet të mundësh më të mirët dhe Milani është një prej më të mirëve”.

Andoni Zubizarreta, drejtor sportiv i Barcelonës

“Shorti ishte i tillë dhe do të përballemi me atë që na ka rënë përpara. Guardiola kishte thënë se nuk do t’i pëlqente t’i binte Milani por pikërisht këtë kemi përballë. Kjo është edhe prova e madhështisë së këtij turneu. Të paktën jam i lumtur se kemi ndeshjen e kthimit në fushën tonë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *