Home / Sport / Çisora-Hej, plan për ndeshje në ring

Çisora-Hej, plan për ndeshje në ring

Frenk Uorren, promotori i ndeshjeve të Derek Çisora, ka bërë të qartë se ky i fundit ka apeluar heqjen e licencës së tij dhe po bëhet gati për një ndeshje të pashmangshme ndaj Devid Hej.

“Kjo është një ndeshje që vjen natyrshëm, pavarësisht asaj që thonë të tjerët. Kjo është një ndeshje më e madhe sesa një prej tyre që lufton kundër vëllezërve Kliçko. Mendoj se kjo ndeshje do të zhvillohet, ringu është vendi i duhur ku ata mund të sqarohen me njëri-tjetrin”, deklaroi Uorren.
Ai ka sqaruar se boksieri do të apelojë vendimin e marrë nga Bordi Britanik i Boksit, në mënyrë që të marrë përsëri licencën e tij dhe të mund të organizojë këtë ndeshje të shumëpritur në Angli.
Por ka disa pengesa të cilat duhen kaluar më parë dhe ato kanë lidhje kryesisht me Devid Hej. Ky i fundit nuk ka dhënë ende dëshmi para policisë gjermane për ngjarjen e Mynihut, ku sulmoi Çisorën në konferencën për shtyp.
Përveç të tjerave, ai ka hequr dorë nga licenca e tij duke bërë të ditur se është larguar nga boksi dhe në rast kthimi duhet të paraqitet para një paneli që vështirë se do t’ia kthejë atë duke parë kaosin që ka shkaktuar me veprimet e tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *