Home / Sport / CR7-Mesi, duel rekordesh

CR7-Mesi, duel rekordesh

CR7 ka arritur të ngjitet në kuotën e 35 golave të shënuar këtë sezon në kampionatin spanjoll, po aq sa Lionel Mesi i Barcelonës, ndërsa të dy kërkojnë me ngulm që të thyejnë në 9 ndeshjet e mbetura rekordin e vendosur një vit më parë pikërisht nga portugezi, i cili shënoi 40 gola brenda të njëjtit edicion në La Liga.

Kristano Ronaldo ka shkruar emrin në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll duke u bërë më i shpejti që arrin kuotën e 100 golave në këtë turne falë dy rrjetave të tundura në suksesin 5-1 të ekipit të tij kundër Sociedad.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një legjendë e Real Madrid dhe futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Ai arriti të vendoste rekordin e 100 golave në 105 ndeshje në vitet ’60, kur Reali dominonte në Spanjë dhe në Evropë. Por Kristiano Ronaldo ka arritur të bëjë më mirë se ai, pasi iu nevojitën vetëm 92 ndeshje për të mbërritur kuotën e 101 golave.
CR7 ka arritur të ngjitet në kuotën e 35 golave të shënuar këtë sezon në kampionatin spanjoll, po aq sa Lionel Mesi i Barcelonës, ndërsa të dy kërkojnë me ngulm që të thyejnë në 9 ndeshjet e mbetura rekordin e vendosur një vit më parë pikërisht nga portugezi, i cili shënoi 40 gola brenda të njëjtit edicion në La Liga.
Vetë Mesi ka vazhduar serinë e rekordeve, duke barazuar Filip Koku si lojtari jo-spanjoll me më shumë ndeshje me fanellën katalanase në kampionat, me 205 takime të luajtura. Ndërkohë, ai theu rekordin e brazilianit Ronaldo, i cili me 34 rrjetat e tundura ishte golashënuesi më i mirë brenda të njëjtit kampionat në historinë e Barcelonës.
Argjentinasi ka shënuar për të 8-tën ndeshje radhazi, duke tundur rrjetën 18 herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka çuar totalin e sezonit në 55 gola. Ai është bërë futbollisti i parë që arrin këtë shifër të frikshme në një prej kampionateve elitare evropiane që nga viti 2002, kur Mario Zhardel arriti të shënonte 55 gola me fanellën e Sporting Lisbonës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *