Home / Sport / Dardan Dehari fitoi sllallomin në Mokra Gorë

Dardan Dehari fitoi sllallomin në Mokra Gorë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Dehari kishte dy lëshime të shkëlqyeshme, duke shënuar kohë të përbashkët 1:44:14 të qindat, që ishte koha më e mirë e shënuar në garën e sotme.

Skitari tetovar Dardan Dehari ka shënuar fitore në garën e sotme në Mokra Gorë të Serbisë, duke zënë vendin e parë në garën e sllallomit. Reprezentuesi i Maqedonisë, Dehari kishte dy lëshime të shkëlqyeshme, duke shënuar kohë të përbashkët 1:44:14 të qindat, që ishte koha më e mirë e shënuar në garën e sotme. Vendi i dytë i takoi hungarezit Norbert Farkas, ndërsa në vendin e tretë u ndal reprezentuesi tjetër i Maqedonisë, Antonio Ristavski. Gara ndërkombëtare në Mokra Gorë ka startuar prej 12-të mars, ndërsa do të mbyllet të ejnten. Dehari ditën e parë në slalom të madh u rendit i katërti, ndërsa në garën e djeshme zuri vendin e dytë. Fitorja e sotme shton optimizmin para garës së nesërme, ku Dehari pretendon që me rezultat pozitiv të sulmojë një vend në podium pas renditjes së përgjithshme.

Faton Zylbehari, Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *