Home / Sport / De Gea: Mbrojtësit po flenë gjumë!

De Gea: Mbrojtësit po flenë gjumë!

David De Gea ka preferuar të jetë i sinqertë dhe para mediave ka fajësuar direkt mbrojtësit e Mançester Junajtid për humbjen e pësuar përballë Atletik Bilbao në Europa League. Komenti i portierit ka qenë mjaft i ashpër pasi ai i ka cilësuar “në gjumë” lojtarët që u rreshtuan në prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Aleks Ferguson.

Portieri ka të drejtë, të paktën për aksionin e golit të tretë të skuadrës spanjolle të shënuar nga Muniain, ku Rafael nuk reagoi në kohë për të larguar topin që sapo ishte grushtuar nga De Gea.

“Te goli i tretë i Atletik, ai që u shënua nga Muniain, mbrojtja ishte në gjumë. Rafael kishte rënë të flinte. Disa nga shokët e mi të skuadrës ishin të përgjumur në “Old Traford”. Kemi luajtur shumë keq dhe Atletik të mund nëse ia bën gjithçka të thjeshtë si vepruam ne”.

“E prisnim që kundërshtari të ishte i fortë dhe ashtu doli. Tani do të na duhet të shkojmë në “San Mames Stadium” të bëjmë provë shanset tona. Mendoj se Atletik Bilbao është skuadra më e fortë që ka luajtur në stadiumin tonë për këtë sezon”, deklaroi portieri spanjoll.

Mendimet e tij ndahen edhe nga trajneri Aleks Ferguson. “Mbrojtja jonë nuk ishte aspak mirë. Do të shoh çfarë mund të bëj për të kthyer Rio Ferdinand në formacion. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, pasi sjell eksperiencë në prapavijë, por duhen bërë gjërat pa prishur planifikimin e kampionatit”, deklaroi trajneri skocez.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *