Home / Lajme / Maqedoni / Deklarata e zëvendëskryeministrit Xhaferi për televizionin KTV është nxjerr nga konteksti

Deklarata e zëvendëskryeministrit Xhaferi për televizionin KTV është nxjerr nga konteksti

26 mars-Në deklaratën e Xhaferit, thuhet në sqarimin e drejtuar nga kabineti i tij, “Xhaferri është shprehur se ka mundësi të vinë edhe deklarata radikale lidhur me situatën në Maqedoni nga ndonjë subjekt në Kosovë”

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ka sqaruar se pjesë të deklaratave për Televizionin KTV janë nxjerrë nga kontesti dhe se “në asnjë moment nuk e ka akuzuar klasën politike në Kosovë për nxitje të shqiptarëve në Maqedoni”. Në deklaratën e Xhaferit, thuhet në sqarimin e drejtuar nga kabineti i tij, “Xhaferri është shprehur se ka mundësi të vinë edhe deklarata radikale lidhur me situatën në Maqedoni nga ndonjë subjekt në Kosovë”. “Faktikisht, nëse ndonjë deklaratë do të ishte pak më radikale rreth ngjarjeve këtu, dhe mund të vijë si pasojë edhe e frustrimeve të brendshme atje. Ndërsa lidhur me sugjerimin e z.Xhaferri për klasën politike në Kosovë ‘të merret me veriun e Kosovës’, realiteti është se z.Xhaferri konfirmon qëndrimin se zgjidhja e çështjes së veriut të Kosovës është vetëm në favor të stabilitetit të rajonit. Mbyllje e kësaj çështje do ti jepte mundësi edhe më të mëdha Prishtinës zyrtare të interesohet për situatën në Maqedoni, gjë, e cila është shumë legjitime. Për arsye se do të ishte fatmirësi po që se Kosova do të stabilizonte veriun, do të integronte dhe pastaj do të kishte mundësi dhe të drejtë të interesohet për situatën këtu që është shumë legjitime”, thuhet në sqarimin e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Xhaferi. “Qëndrimet të nxjerra nga konteksti në raportin e televizionit KTV, nga deklarata e z.Xhaferri, janë absurde duke marrë parasysh se janë në kundërshtim edhe me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore dhe ndërqeveritare të Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë, e sidomos me angazhimin permanent të subjektit politik të cilin z. Xhaferri përfaqëson në Qeverinë e Maqedonisë – Bashkimit Demokratik për Integrim…”, thuhet në fund të sqarimit. Ndryshe, ditë më parë, mediat në Kosovë cituan një pjesë të intervistës së Xhaferit për autoritetet zyrtare në Prishtinë, ndërkohë që reagoi edhe opozita shqiptare në Maqedoni – PDSH dhe RDK.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *