Home / Sport / Drita, 3 pikë para konkurentëve

Drita, 3 pikë para konkurentëve

Lideri aktual në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Drita nga Bogovina, me lehtësi kaloi pengesën e parë të quajtur Vëllazërimi, në ecjen e tetovarëve drejt Ligës së Parë.

Skuadra nga Bogovina në stadiumin në Çair të Shkupit falë golave nga Ramadani e Munishi, mundi skuadrën e Vëllazërimit për tu shkëputur 3 pikë larg skuadrave të tjera në kreun e tabelës. Fitore në terrenin vendas shënuan edhe skuadrat e tjera shqiptare, Gostivari dhe Rufeja-M. Gostivari në terrenin vendas mundi Lokomotivën me 3-2, në një përballje të begatshme me gola, ku në fund vendasit falë golave nga Qorbajramit, Deharit e Aliut shënuan një fitore të madhe ndaj Lokomotivës. Ndërkohë befasi të madhe përgatiti skuadra nga Miletina, Rufea M, e cila minimalisht me 1-0 (autor Ganiu) mundi Skopjen, e cila pretendon që sërisht të kthehet në Ligën e Parë Futbollistike. Duket se skuadra nga Miletina me përforcimet në merkaton dimërore do të jetë një skuadër tjetër në vazhdim të kampionatit, në të cilin qëllimi kryesor do të jetë mbijetesa në Ligën e Dytë. Ndërkohë Korabi ndali Pelisterin e favorizuar me barazim pa gola, duke dëshmuar se do të jetë vështirë për secilën skudër që pretendon të merr pikë të plota në Dibër. Në përballjet e tjera, Miravci me lehtësi mundi skuadrën e favorizuar të Makedonija Gjorçe Petrovit me 2-0, ndërsa fitoren më bindëse e shënoi Euromilku, i cili me 4-0 mundi Ohrid Lote-n. Në Prilep, Pobeda Juinor dhe Tikveshi u ndan me barazim , 1-1. Lideri aktual drita nga Bogovina, me këto tre pikët e reja zgjëron epërsinë në 32 pikë, ose 3 më shumë se Makedonija Gj.P, Miravci dhe Pelisteri që kanë nga 29 pikë. Java e ardhshme do të zhvillohet të martën, në ora 14.00.

Aliu falemenderon ‘Sokolat’

Korabi solli befasi duke ndalur në barazim pa gola ekipin e favorizuar të Pelisterit. Informatat nga Dibra flasin se Korabi ka treguar lojë shumë të mirë, madje duke lënë të pa shfrytëzuara 4-5 raste të mira për gol. Megjithatë dibranët edhe kështu mbesin të kënaqur, duke paralajmëruar se në pranverë do të jenë në një fytyrë të re. “Ndeshje pozitive, të cilën mundeshim ta fitojme. Kishim katër, pesë mundësi për të shënuar, mirëpo për fat të keq nuk arritëm të realizojmë të paktën një prej tyre. Jemi të kënaqur me këtë pikë dhe besojmë se në të ardhmen do të jemi edhe më të mirë. Me këtë rast dua që të falemenderoj publikisht gjithë tifozët e pranishëm në ndeshjen kundër Pelisterit, e veçanërisht grupin e tifozëve ‘Sokolat’ për pritjen që na bënë dhe për atmosferën e krijuar. Ishte një atmosferë që rrallë herë e shohim në stadiumet tona dhe patjetër të pranoj se për një moment ‘Sokolat’ më bënë të ndjej atmosferën që krijonin ‘Ballistët’ në ndeshjet e Shkëndijës. Na bënë të ndjehemi edhe më të fortë dhe përkrahja e tyre na dha krahë për të dhënë edhe më shumë se maximumi i mundësive tona. U premtojmë se në të ardhmen do të tentojmë të sjellim rezultate, të cilat do t’i gëzojnë ata, në mënyrë falemenderimi për mbështetjen e vazhdueshme që po na japin”, deklaroi Betim Aliu, i cili në këtë afat kalimtar me kërkesë të trajnerit Mensur Nexhipi, i’u bashkua skuadrës së Korabit.

Rezultatet
Pobeda Junior- Tikveshi 1-1
Bellasica – Osogova 3-1
Rrufea-M – Skopje 1-0
Korabi – Pelisteri 0-0
Drita – Vëllazërimi 2-0
Gostivari – Llokomotiva 3-2
Miravci – Makedonija Gj.P 2-0
Euromilk – Ohri Lote 4-0

Java e ardhshme
Euromilk – Pobeda Junior
Ohri Lote – Miravci
Makedonija Gj.P – Gostivari
Lokomotiva – Drita
Vëllazërimi – Korabi
Pelisteri – Rrufea-M
Skopje – Bellasica
Osogova – Tikveshi

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *