Home / Sport / Drita shpreson e gatshme të pres startin

Drita shpreson e gatshme të pres startin

“Besoj se këto ditë do punojmë në kushte pak më të mira, që futbollistët të ndjejnë lojën me top. Pikërisht ky është faktori që në mungon, pasi si ekip s’kemi nevojë për shumë komponim pasi nuk kemi pësuar shumë ndryshime, pasi kemi ofruar vetëm një futbollist. Në ndeshjen me Renovën u pa që na mungon ai hapi i fundit, futbollistët kanë mungesë të ushtrimeve me top dhe në këtë segment do të angazhohemi më shumë. Normal besoj se do mbetemi skuadra favorite për tu ngjitur një kategori më lartë dhe ne jemi optimistë se do t’ia arrijmë qëllimit”, deklaroi trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Skuadra lidere e renditjes tabelare në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, Drita e Bogovinës me shumë problem është duke zhvilluar përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror. Bogovinasit si liderë të renditjes janë të detyruar të mendojnë për ruajtje të kësaj pozite, deri sa për këtë qëllim nevojiten përgatitje cilësore. Mirëpo si gjithë skuadrat tjera, edhe Drita u përball me mungesën e tereneve adekuate për punë, pasi të rreshurat e shumta të borës thuajse minimizuan kushtet për stërvitje cilësore. “Si edhe gjithë skuadrat tjera të kësaj ane, edhe ne jemi përballur me kushte të vështira. Këto përgatitje mund t’i vlerësoj si të rënda, pasi përpos punës që bëjmë, vazhdimisht ballafaqohemi me mungesën e tereneve për punë. Në këtë periudhë ne kishim edhe një ndërprerje të seancave stërvitore për tre katër ditë, kur në rajonin tonë nga të rreshurat e shumta të borës u bllokua edhe komunikacioni dhe futbollistët nuk mundeshin të vijnë në stërvitje. Normal këto rrethana na kanë penalizuar dhe në këtë aspekt mendoj se skuadrat e Miravcit dhe Ohrit do të kenë një përparësi, pasi sa do ku do kanë patur kushte më të mira për punë”, sqaroi problemet me të cilat u ballafaqua Drita e Bogovinës në periudhën që lamë pas, trajneri Jeton Beqiri. Liderja e Ligës së Dytë në ndërkohë zhvilloi katër takime kontrolluese në të cilat skuadra shënoi një fitore, dy barazime dhe një disfatë. Pas triumfit 1:0 përballë Rufesë, Drita u mund bindshëm 8:1 nga Metalurgu, ndërsa barazoi 1:1 me Korabin dhe 2:2 me Renovën në takimin e zhvilluar të dielën në Ohër. “Deri diku mund të jem i kënaqur me ndeshjet e zhvilluara, në disa prej të cilave gjithashtu luajtëm në kushte të vështira dhe nuk mundëm të nxjerim gjithë atë që donim. Më kënaq fakti që luajtëm mirë në të gjitha takimet dhe në çdo ndeshje të rradhës forma jonë shënon ngritje. Me Metalurgun humbëm bindshëm dhe pa mos kërkuar alibi, dua të them se pas 4-5 ditëve pauzë dhe pa seanca stërvitore ne shkuam drejt në ndeshje, ndërsa edhe na munguan disa futbollistë. Si do që te jetë, jam i kënaqur nga pjesa më e madhe e lojrave dhe shpresoj që këto ditë të përmirësohen kushtet dhe ne të mund të punojmë atë që duam”, thotë Beqiri. Deri në start të kampionatit nga tabori i Dritës planifikojnë të punojnë në eliminimin e mangësive që janë paraqitur në këto takime kontrolluese, megjithse trajneri Beqiri vlerëson se ekipi nuk ka nevojë për njohje, por për punë me top. “Besoj se këto ditë do punojmë në kushte pak më të mira, që futbollistët të ndjejnë lojën me top. Pikërisht ky është faktori që në mungon, pasi si ekip s’kemi nevojë për shumë komponim pasi nuk kemi pësuar shumë ndryshime, pasi kemi ofruar vetëm një futbollist. Në ndeshjen me Renovën u pa që na mungon ai hapi i fundit, futbollistët kanë mungesë të ushtrimeve me top dhe në këtë segment do të angazhohemi më shumë. Normal besoj se do mbetemi skuadra favorite për tu ngjitur një kategori më lartë dhe ne jemi optimistë se do t’ia arrijmë qëllimit”, përfundoi Beqiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *