Home / Lajme / Maqedoni / Dy incidente në Tetovë

Dy incidente në Tetovë

10 mars-ërderisa polici po kurohet në Spitalin Klinik të Tetovës sot është vizituar nga kryeshefi i Sektorit për Punë të Burime të sigurta të Televizionit Koha, bëjnë të ditur se i tërë incidenti është incizuar nga kamerat e tre lokaleve në afërsi të incidentit.

Dy incidente janë rregjistruar mbrëmë në qytetin e Tetovës. Si pasojë e kësaj një pjesëtarë i policisë ka ngelur i lënduar por ndodhet jashta rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për Mensur Osmani i cili në tentim për të ndërprerë rahjen ka marrë lëndime. Mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit një grup të rinjësh në bulevardin ‘Iliria’ në Tetovë, kanë sulmuar dy të rinjë, të cilët derisa kanë lëvizur në rrugën “Mareshal Tito” , janë sulmuar nga një grup prej 6 personash të panjohur. Sulmuesit iu janë ofruar dhe iu janë hedhur atyre me cka i kanë rëzuar në tokë dhe kanë filluar ti godasin. Për fat në afërsi kanë ndodhur policët e SPB Tetovë të cilët kanë intervenuar menjëherë me cka e kanë ndërprerë rrahjen, kurse sulmuesit shpejt janë shpërndarë në anë të ndryshme. Përndryshe të sulmuarit dhe policët kanë njohur njërin nga sulmuesit i cili është kërkuar gjatë gjithë natës kurse jozyrtarisht mësohet se sulmuesit janë kapur nga ana e policisë . Përderisa polici po kurohet në Spitalin Klinik të Tetovës sot është vizituar nga kryeshefi i Sektorit për Punë të Burime të sigurta të Televizionit Koha, bëjnë të ditur se i tërë incidenti është incizuar nga kamerat e tre lokaleve në afërsi të incidentit.Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme rreth orës 18.00 deri sa është kthyer nga shkolla, dy vajza 16 vjeçare nxënëse të gjimnazit të Tetovës, në rrugën Gjoce Stojcevski, janë sulmuar nga një grup e të rinjëve që kanë lëvizur në këtë rrugë. Njëri nga të rinjtë me shuplakë ka goditur njërën nga vajzat, pas pyetjes se pse e ka bërë atë ka marrë edhe grusht, pasçka grupi ka vazhduar lëvizjen nga gjyqi i Tetovës ndërsa vajzat kanë lajmëruar rastin në SPB-në e Tetovës. Pardje rreth orës 22 e 30 një i punësuar në pikën pagesore në Zhelinë është sulmuar nga dy persona të cilët me veturë me target SK kanë dashur të mos paguajnë. Me që i punësuari nuk u ka lejuar ata kanë dalë nga vetura kanë hy në kabinë dhe kanë filluar ta godasin dhe ta kanosin që të mos e lajmërojnë rastin se do ketë problem. Por i punësuari me Iniciale R I 34 vjec e ka lajmëruar rastin në stacionin policor në Grupcin dhe merren masa për zbulimin e kryersve.
Dy incidente në Tetovë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *