Home / Lajme / Maqedoni / Edhe në Tetovë u protestua

Edhe në Tetovë u protestua

2 mars-”Qëllimi i kësaj proteste është që të vendoset një shenjë edhe nga qytetarët tetovarë se janë kundër dhunës, kundër vrasjes dhe represionit policor. I bashkangjitemi protestave që organizohen në Gostivar dhe Shkup. Ne mendojmë se është një akt i tmershëm kurse autori i këtij krimi duhet që sa më shpejtë të marrë dënimin e merituar. Besojmë se drejtësia në këtë radhë do të jetë efikase në dënimin e kriminelit”, deklaroi Kurtishi

Me moton “Ndal Dhunën”, të enjten në Tetovë, shoqëria civile ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj vrasjes së dy të rrinjëve shqiptarë nga polici maqedonas të martën në Gostivar. Dhjetëra të rrinj shqiptarë kanë mbajtur një minutë heshtje para objektit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë ndërsa kanë zbuluar edhe një pankartë “Ndal Dhunën”. Valon Kurtishi, në emër të shoqatave Illyricum Libertas dhe Aleancës Kuq e Zi, në një deklaratë para mediave tha se Tetova u bashkangjitet protestave në Gostivar dhe Shkup duke shprehur kështu revoltën ndaj vrasjes makabre të dy të rrinjëve.”Qëllimi i kësaj proteste është që të vendoset një shenjë edhe nga qytetarët tetovarë se janë kundër dhunës, kundër vrasjes dhe represionit policor. I bashkangjitemi protestave që organizohen në Gostivar dhe Shkup. Ne mendojmë se është një akt i tmershëm kurse autori i këtij krimi duhet që sa më shpejtë të marrë dënimin e merituar. Besojmë se drejtësia në këtë radhë do të jetë efikase në dënimin e kriminelit”, deklaroi Kurtishi. ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndjekim rastin deri në fund që fajtori të dënohet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *