Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një javë për dorëzimin e paraqitjeve vjetore të tatimit, deri më tani janë dorëzuar 50.000

Edhe një javë për dorëzimin e paraqitjeve vjetore të tatimit, deri më tani janë dorëzuar 50.000

7 mars-Muhedin Avdiq, udhëheqës i sektorit për shërbime të obligacioneve tatimore, sqaroi se paraqiten fitimet nga lojërat e fatit mbi 10.000 denarë të pranuara në mjete financiare dhe në formë materiale. Paraqiten, shtoi, edhe kompensimi i fituar në bazë të pjesëmarrjes në aktivitetet për regjistrim, derisa për aktivitetet zgjedhore nuk dorëzohet paraqitje vjetore e tatimit pasi që ato janë të liruara nga tatimet.

Gjithçka mund të harrosh, vetëm tatimin jo” është motoja e fushatës së sivjetme të Drejtorisë së të Hyrave Publike për dorëzimin e paraqitjeve vjetore të tatimit. Fushata ka filluar më 1 janar të këtij viti, ndërsa afati përfundimtar për dorëzim skadon më 15 mars. Nga drejtoria për të Hyra Publike njoftojnë se bashkë me ditën e djeshme janë dorëzuar 50.000 paraqitje të tatimeve, ndërsa pritet gjatë ditëve në vijim, deri në skadimin e afatit, të dorëzohen edhe 150.000 paraqitje vjetore të tatimeve.

“Ky numër është i vogël në krahasim me atë se mbetet edhe një javë dhe presim gjatë ditëve në vazhdim 150.000 paraqitje të tatimeve të dorëzohen deri në Drejtori”, tha Vesna Novakoviq, shefe e Zyrës për marrëdhënie me opinionin në DHP.

Ajo shtoi se deri më tani numri më i madh apo 20.000 janë dorëzuar në Shkup, ndërsa së paku 2.500 në Tetovë.

Paraqitje vjetore të tatimit duhet të dorëzojë çdo qytetar i cili krahas pagës ose pensionit ka realizuar edhe të ardhura shtesë nga qiraja, të drejtat autoriale, dividendi, shitja e letrave me vlerë, nga angazhimi në ambasadë, lojëra të fatit, të ardhura personale nga jashtë…

Muhedin Avdiq, udhëheqës i sektorit për shërbime të obligacioneve tatimore, sqaroi se paraqiten fitimet nga lojërat e fatit mbi 10.000 denarë të pranuara në mjete financiare dhe në formë materiale. Paraqiten, shtoi, edhe kompensimi i fituar në bazë të pjesëmarrjes në aktivitetet për regjistrim, derisa për aktivitetet zgjedhore nuk dorëzohet paraqitje vjetore e tatimit pasi që ato janë të liruara nga tatimet.

Ai theksoi se në ligj janë paraparë më shumë lirime siç janë shpërblimet nga organizatat ndërkombëtare dhe kompensimet si pako sociale, në mesin e të cilave kompensimi fëmijëror, kompensimi për tepricë teknologjike, kompensimin të cilin e paguan Agjencia për punësimin për persona të papunë…

Paraqitjet vjetore të tatimit në Shkup mund të dorëzohen në Drejtorinë rajonale, sportelet për tatime në Gazi Babë dhe Çair dhe qendrën për kontakt në QTQ. Nëse ka nevojë nga e hëna orari i punës në sportele do të vazhdohet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *