Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu: 5 mijë eurot e Qeverisë për 28 Nentorin janë qesharake

Fazliu: 5 mijë eurot e Qeverisë për 28 Nentorin janë qesharake

28 mars-Sipas tij, tendenca se gjoja barazohen projektet e koalicionit qeverisës është edhe më e dëmshme. Kjo tendencë ka të bëjë me barazimin e projekteve antishqiptare sic janë: projekti Shkupi 2014, Enciklopedia maqedonase dhe projekte të tjera që ka bërë ky koalicion qeverisës me këtë program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të ndryshme të nivelizojnë apo barazojnë me të gjitha ato projekte antishqiptare.

PDSH e ka vlerësuar qesharake shumën e ndarë nga Qeveria dhe vendimin që 100 vjetori i pavarësisë të shënohet nën patronatin e institucioneve shtetërore të Maqedonisë.

“Ju rikujtoj që këtë propozim të PDSH-së vetëm para një muaji Parlamenti nuk u votoi, dhe tash paramendoni ky propozim i PDSH që ishte për shpalljen e 28 Nëntorit si festë shtetërore na paraqitet si propozim nga VMRO-DPMNE ku në programin për shënimin e përvjetorëve, ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara, e kemi sjell punën që VMRO të propozojë ta shënojmë 28 Nëntorin. E kuptoni mashtrimin që iu bëhet shqiptarëve. 5000euro janë nënçmuese për shqiptarët. Kjo që them se është mashtrim dhe asgjë tjetër, po ju ilustroj edhe me një shembull, ditën e Premte në një ndeshje basketbolli Ministria e punëve të brendshme e cilëson flamurin kombëtar si të ndaluar dhe tifozëve që përdorën këtë flamur do të ju ngrihet padi penale për provokim dhe nxitje të urrejtjes, ndërsa nga ana tjetër grupi i tifozëve maqedonas që tërë kohën brohoriste vdekje për shqiptarët, dhoma gazi për shqiptarët nuk do të ju bëjnë asgjë. Kjo që ndodh është e patolerueshme”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Sipas tij, tendenca se gjoja barazohen projektet e koalicionit qeverisës është edhe më e dëmshme. Kjo tendencë ka të bëjë me barazimin e projekteve antishqiptare sic janë: projekti Shkupi 2014, Enciklopedia maqedonase dhe projekte të tjera që ka bërë ky koalicion qeverisës me këtë program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të ndryshme të nivelizojnë apo barazojnë me të gjitha ato projekte antishqiptare.

“Nuk mund të krahasohen këto projekte që janë harxhuar me qindra miliona euro, projekte që janë antishqiptare, me 5000euro që i ndahen BDI-së për të organizuar manifestim partiak për 28 Nëntorin. Të jeni të bindur edhe ju të VMRO-së edhe ju të BDI-së se shqiptarët nuk mund ti mashtroni me këto gjëra. Shqiptarët e kanë kuptuar se nga kjo qeveri VMRO-BDI nuk mund të presin asgjë të mirë”, theksoi Fazliu.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *