Home / Lajme / Maqedoni / Filip Riker ka dënuar incidentet në Maqedon

Filip Riker ka dënuar incidentet në Maqedon

10 mars-Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan, Filip Riker ka dënuar incidentet në Maqedoni dhe bëri thirrje për ruatjen e qetësisë.

Ish-ambasadori amerikan në Shkup, Riker ka dënuar edhe rrahjen e nxënësve shqiptarë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje.

„Ata që sulmojnë fëmijët, nxënësit, me të vërtetë janë frikacakët më të mëdhenj“, deklaroi Riker, në një brifing me gazetarët gjatë konferencës së mbajtur për Ballkanin në kuadër të Qendrës për gazetarë të huaj në Uashington.

„I bëj thirrje të gjitha palëve të rrijnë qetë. Duhet të veprohet në bazë të ligjit, autoritetet të vlerësojnë faktet se çfarë ka ndodhur dhe të zbatohet një proces ligjor“, deklaroi Riker, duke komentuar incidentet e fundit, që siç thuhet kanë rritur tensionet ndëretnike.

Sipas tij, Ballkani akoma është prioritet për administratën amerikane, ndërsa rruga për stabilitet dhe prosperitet të këtij rajoni është integrimi evroatlantik.

Ai ka përsëritur faktin se pa zgjidhjen e emrit nuk mund të bisedohet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. „Ne veçmas dëshirojmë që Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe në këtë drejtim, ne dhe të gjithë aleatët, do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë“, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, duke përshëndetur takimin e fundit të dy kryeministrave për vazhdimin e procesit të dialogut për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon për dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni. Nëpërmjet një deklarate, MPJ “dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen Ministria e Jashtme shqiptare bën thirrje për tejkalimin e këtyre incidenteve që cënojnë bashkëjetesën dhe harmoninë në Maqedoni mes etnive të ndryshme.

“MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagimin e MPJ.

Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tetë të rinj maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupi

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *