Home / Lajme / Maqedoni / Filloi të funksionojë API Maqedoni

Filloi të funksionojë API Maqedoni

18 mars-Procesi i formimit të API Maqedoni u zhvillua nën mentorimin e API Kroacisë. Janë formuar gjithsejt nëntë klube rajonale pranë sektorëve për punë të brendshme në Republikën e Maqedonisë

Përfundoi formimi i klubeve rajonale të Asociacionit policor internacional (API) në Republikën e Maqedonisë, me çka praktikisht filloi të funksionojë API Maqedoni, kumtoi sot MPB-ja.

Procesi i formimit të API Maqedoni u zhvillua nën mentorimin e API Kroacisë. Janë formuar gjithsejt nëntë klube rajonale pranë sektorëve për punë të brendshme në Republikën e Maqedonisë.

Asociacioni poicor internacional (API) është shoqata degë më e madhe ndërkombëtare e nëpunësve policor nga bota, e regjistruar pranë Këshillit të Evropës dhe KB-së në të cilën bëjnë pjesë mbi 300.000 nëpunës policor nga 63 vende të botës. Anëtarë të API shoqatës mund të jenë të punësuarit e rregullt në MPB të RM-së, si dhe pjesëtarë të pensionuar. API mundëson edukim profesional, seminare dhe trajnime për anëtarët e shoqatës, organizim dhe pjesëmarrje në manifestime sportive ndërkombëtare dhe të tjera.

Përmes anëtarësimit në këtë asociacion mundësohen zbritje të shumta për anëtarët e API-t dhe familjet e tyre gjatë qëndrimit dhe vendosjes jashtë vendit (në pushime verore apo tjetër), zbritje të kontraktuara gjatë shfrytëzimit të API shtëpive dhe API hoteleve në Maqedoni dhe jashtë vendit, zbritje të kontraktuara në shitore të caktuara tregtare, organizim dhe pjesëmarrje në ngjarje kulturore, organizim të vizitave turistike për anëtarët e API-t dhe familjeve të tyre në vend dhe jashtë vendit me çmime të volitshme, përmirësim i imazhit të policisë etj. ANëtarësimi është në bazë vullnetare, për çka, secili anëtar fiton API fletë-anëtarësim ndërkombëtar, përkatësisht legjitimim

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *