Home / Lajme / Maqedoni / Forum për rolin e mediave në qetësimin e tensioneve etnike

Forum për rolin e mediave në qetësimin e tensioneve etnike

22mars-Sipas Robert Beliçanec, drejtor i Qendrës për zhvillimin e mediave, ekzistojnë tri kategori të fjalimit të urrejtjes – racor, fetar dhe kombëtar dhe në këtë kontekst, informimi neutral mundet pa vetëdije të dalldisë, duke menduar se po bëhet detyrë profesionale, ndërsa siç tha, përkundër, efekti është tension i rritur.

Sa ka elita politike e Maqedonisë vesh dhe mirëkuptim për lirinë e mediave dhe sa informojnë mediat në Maqedoni, ndërsa kryejnë propagandë për qëllime politike dhe financiare, janë pyetjet kryesore të cilat janë shtruar në forumin e sotëm me temë “Roli i mediave në qetësimin e tensioneve etnike”.

Në forum në organizim të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në të cilin morën pjesë redaktorë dhe përfaqësues të më shumë mediave, institucioneve dhe organizatave joqeveritare, u theksua se sipas logjikës media duhet të jetë zëri i popullit, në opozitë me pushtetin.

“Ndjehem pak edhe i frustruar pasi që vazhdimisht flasim për problemet e njëjta, ndërsa kursesi punët të ecin përpara. Në të gjitha demokracitë funksionale, mediat trajtohen si pushteti i katërt roli i së cilave është të jenë korrigjues të pushtetit dhe politikës, ato i identifikojnë dhe luftojnë kundër dukurive negative në shoqëri”, tha kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani.

Kryetari i SHGM-së theksoi se në Maqedoni ka tendencë për të gjitha punët e këqia në shoqëri të akuzohen mediat.

“Duhet të pajtohemi se Maqedonia është shoqëri e ndarë ku sistemi ndërton vlera dhe sipas logjikës së gjërave edhe mediat janë të ndara. Pyetja është nëse mediat mund të oponojnë në vendosshmërinë e këtij sistemi ose më lehtë është t’i përshtaten mjedisit. Kur raportojnë për çështjet etnike, mediat nuk janë në nivelin e standardeve profesionale, në informimin e saktë objektiv dhe të paanshëm”, shtoi Selmani dhe ju bëri thirrje kolegëve të tij të jenë profesionist dhe në asnjë mënyrë të mos pranojnë me tekstet e tyre dikush të nxisë jotolerancë dhe urrejtje.

Sipas Robert Beliçanec, drejtor i Qendrës për zhvillimin e mediave, ekzistojnë tri kategori të fjalimit të urrejtjes – racor, fetar dhe kombëtar dhe në këtë kontekst, informimi neutral mundet pa vetëdije të dalldisë, duke menduar se po bëhet detyrë profesionale, ndërsa siç tha, përkundër, efekti është tension i rritur.

Fjalim i urrejtjes është pjesa më e rrezikshme e konflikteve, ai ekziston në shoqëri para se të bëhet konflikti, ndërsa gjatë konflikteve merr përmasa pandemike. Shumë shpesh potencoi, gazetarët nuk janë të vetëdijshëm se përdorin fjalim të urrejtjes, duke menduar se punojnë në mënyrë profesionale, ndërsa në esencë diskriminojnë. Sipas tij, kjo del nga mënyra me të cilën funksionojnë redaksitë edhe të udhëheqësisë redaktuese.

Kundër fjalorit të urrejtjes, theksuan të pranishmit, mund luftojmë me identifikim, markim, delegjitimim, procesim dhe ngritjen e kulturës së dialogut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *