Home / Lajme / Maqedoni / Fyerje dhe thirrje raciste në duelin Kumanova – Lirija

Fyerje dhe thirrje raciste në duelin Kumanova – Lirija

24 mars-Tensionet në sallë nisën që nga atmosfera e parë parangrohëse e lojtarëve në sallë dhe të tifozëve, ndërsa gjatë intonimit të himnit shtetëror ka pasur fishkëllima nga ana e tifozëve të Lirisë. Gjatë tërë ndeshjes janë regjistruar fyerje dhe thirrje në baza nacionale, raciste nga dyja grupet e tifozëve, që ishin përballë njëri tjetrit.

Fyerjet në baza etnike dhe fishkëllimat kundër himnit shtetëror të Maqedonisë janë regjistruar në duelin e basketbollit të luajtur midis ekipeve të Kumanovës dhe Lirisë së Shkupit.

Atmosferë e tensionuar ka mbretëruar mbrëmë në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në ndeshjen që u luajt në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Tensionet në sallë nisën që nga atmosfera e parë parangrohëse e lojtarëve në sallë dhe të tifozëve, ndërsa gjatë intonimit të himnit shtetëror ka pasur fishkëllima nga ana e tifozëve të Lirisë. Gjatë tërë ndeshjes janë regjistruar fyerje dhe thirrje në baza nacionale, raciste nga dyja grupet e tifozëve, që ishin përballë njëri tjetrit.

Edhe përkundër thirrje të spikerit të sallës që të ndërpritet tensionimi dhe thirrjet ofenduese, tifozët kanë vazhduar me të njëjtën mënyrë. Në sallë ka pasur forca të mëdha policore, përfshirë njësitet speciale, që ishin të pranishme edhe në pjesën e jashtme të sallës.

Basketbollistët e Lirisë megjithatë në fushë ishin më të mirë se ekipi i Kumanovës, duke e mposhtur këtë të fundit me 90: 85. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *