Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: E ardhmja e Maqedonisë është në BE, të vazhdojnë reformat

Fyle: E ardhmja e Maqedonisë është në BE, të vazhdojnë reformat

15 mars-“Dëshirojmë të punojmë bashkë me ju që anëtarësimi juaj në BE të bëhet realitet. Ju bind se jam i përkushtuar në mbështetjen e procesit tuaj reformues. Jam i bindur se e ardhmja juaj është në BE dhe që së bashku mund të realizojmë progres të qëndrueshëm real dhe të dukshëm në reformat dhe afrimin drejt BE-së”, tha Fyle.

Atë që po e fillojmë sot është proces gjithëpërfshirës, politikë aktive e dialogut midis nesh dhe është kornizë inkluzive për reformat të cilat do të jenë në dobi për të gjithë qytetarët. Me këto fjalë eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle sot në Shkup e hapi dialogun inkuadrues të nivelit të lartë midis BE-së dhe Maqedonisë, me të cilin bashkëkryeson edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai potencoi se Komisioni Evropian është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian.

“Dëshirojmë të punojmë bashkë me ju që anëtarësimi juaj në BE të bëhet realitet. Ju bind se jam i përkushtuar në mbështetjen e procesit tuaj reformues. Jam i bindur se e ardhmja juaj është në BE dhe që së bashku mund të realizojmë progres të qëndrueshëm real dhe të dukshëm në reformat dhe afrimin drejt BE-së”, tha Fyle.

Kryeministri Gruevski nga ana e tij nënvizoi se Qeveria ka vullnet të ngjashëm politik të vazhdojë të dërgojë rezultate në reformat në të gjitha sferat dhe se shpreson se kjo do të valorizohet në raportin për zhvillimin e vendit për vitin 2012.

“Jam i bindur se dialogu inkuadrues i nivelit të lartë do të jetë një instrument i dobishëm për dinamizimin e rrugës së Maqedonisë për inkuadrim drejt BE-së dhe se do t’i japë dukshmëri më të madhe perspektivës evropiane dhe përkatësisë së Republikës së Maqedonisë”, nënvizoi Gruevski.

Ai theksoi se qëllimi është fillimi i negociatave inkuadruese sa më shpejtë që është e mundur këtë vit.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk do të ndodh brenda natës. Na pret punë e madhe dhe prandaj me këtë dialog do t’i japim mbështetje eurointegrimeve, jo me qëllim që t’i supstituojmë negociatat inkuadruese, por t’i shfrytëzojmë si urë deri te negociatat të cilat në mënyrë të pashmangshme do të vijnë”, tha kryeministri Gruevski.

Pesë sferat kyçe të cilat janë harmonizuar bashkërisht, të cilat janë pranuar me dialogun e nivelit të lartë, janë qeverisja e të drejtës, administrata publike, liria e mediave, legjislacioni zgjedhor dhe ekonomia funksionale e tregut. Krahas Planit të përbashkët veprues, do të formohen grupe të punës, ndërsa do të organizohen edhe takime të ekspertëve për pesë sferat kyçe.

Në takim morën pjesë më shumë ministra të Qeverisë nga dikasteret në seritë e theksuara të reformave, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup.

Eurokomisari Shtefan Fyle sot në Shkup do të ketë takime me zëvendëskryeministren për Çështje Evropiane, Teuta Arifi, me liderët e partive politike, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *