Home / Lajme / Rajon / Genta lë pas me klikime në Youtube Norën e Elvanën

Genta lë pas me klikime në Youtube Norën e Elvanën

27 mars-Në mesin e shumë këngëtareve të cilat janë më të shikuar aty, është pop këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli e cila për momentin po kryeson listën si një nga yjet më të kërkuara në këtë kanal të videove. Kërkimet në emrin e saj arin shifrën deri në 6 mijë kërkime, kurse në kanalin zyrtar me emrin GentaOfficial ajo ka diku deri në 3 mijë abonues të cilët ndjekin kanalin dhe videoperformancat e saj.

Pas Facebook dhe Twitter, një tjetër kanal që shtynë këngëtaret të ‘luftojnë’ në mes veti është dhe kanali për video, youtube. Sipas disa statistikave të publikuara nga ky kanal, shumë artistë nga mbarë bota masin forcën e popullaritet edhe përmes klikimeve në Youtube. Në mesin e tyre në konkurencë të fortë shfaqen dhe këngëtaret shqiptare të cilat tashmë kanë hapur edhe kanalet zyrtare në youtube duke publikuar të gjitha klipet dhe video performancat në të cilat shfaqen nëpër televizione e koncerte të ndryshme, transmeton vipat.

Shumë herë kemi vënë në pah temën e diskutimeve përmes klikimeve nëpër video përmes të cilave këngëtaret tona bëhen të famshme dhe të kërkuara. Në mesin e shumë këngëtareve të cilat janë më të shikuar aty, është pop këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli e cila për momentin po kryeson listën si një nga yjet më të kërkuara në këtë kanal të videove. Kërkimet në emrin e saj arin shifrën deri në 6 mijë kërkime, kurse në kanalin zyrtar me emrin GentaOfficial ajo ka diku deri në 3 mijë abonues të cilët ndjekin kanalin dhe videoperformancat e saj.

Deri para pak ditëve, klikimet në emrin e Genta Ismajlt arrijnë shifrën rekord deri në 5 milion klikime vetëm në kanalin e saj zyrtar, derisa ajo ka hapur llogarinë më datë 2 shkurt të vitit të kaluar. Kemi treguar shpesh se Genta që nga ardhja e saj ka tejkaluar shumë suksese dhe ka thyer rekorde nëpër portale, votime e sondazhe, koncerte etj, kurse këtë radhë edhe në klikime. Mes emrave të cilët po ashtu janë të kërkuar e të klikuar nëpër video të ndryshme janë edhe Nora Istrefi, Elvana Gjata të cilat në video kanë me miliona klikime kurse nëpër kanalet zyrtare për shkak se i kanë hapur me vonesë nuk kanë dhe aq shumë abonues e klikime të cilat i ka arritur Genta brenda një viti

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *